LAJMI I FUNDIT:

Sikur ta dija çfarë sjell e nesërmja!

Para ca kohesh, në bisedë më disa prej kolegëve të mi dhe një delegacioni të disa prej vendeve te rajonit kur bisedonim për uljen e normës tatimore në të hyrat nga korporatat dhe ato personale në 10 %, mendonin që ishte e qëlluar, në fakt mendoja edhe unë por paksa më ndryshe. Të pa informuar sa duhet kjo pjesë e menaxhmentit mendonin se kjo i nevojitet bizneseve kosovare, mirëpo e kuptova shumë shpejt se ishin nën influencën e kolege të rajonit dhe insistimi në atë ishte i logjikshëm, pasi që mendonin se edhe ata kishin të drejt. Kam pas insistuar edhe më herët më një studim timin/shkrim, që ulja e normave tatimore është shume e nevojshme për komunitetin e biznesit në Kosovë, por kurrsesi nuk kam menduar që kjo të behej në mënyre rapide, ngase do të vënë në pikëpyetje stabilitetin buxhetor dhe do te duhet kohe që të shihen ose preken rezultatet e para. Në kontekst të kësaj isha një pikë uji në oqean, që vetëm dashamiret dhe ata (jo pjesë e menaxhmentit) më të cilët i bisedonim gjërat së bashku pajtoheshin ose kishin durimin të paktën te të dëgjonin. Për koincidencë edhe ata këshilltar ndërkombëtar që ishin të angazhuar përkrahnin idenë e uljes së normave hap pas hapi, donë te thotë ishim në vale të njëjta

Koha po tregon se paskam pasur të drejtë, dhe koha do ta dëshmojë se prapë kam pasur të drejtë, përderisa të hyrat nga tatimet qofshin direkte apo indirekte do të jenë më të ulëta shumë e më shumë se sa 1 vit më parë. E logjikshme apo?
Ideja fillestare ishte qe nuk mund ti përshtatemi vendeve të rajonit e më larg më avaz të shpejt, ngase ata kishin kohe që kishin statusin e shtetit sovran, dhe madje kishin krijuar edhe burime alternative te të hyrave dhe në asnjë moment nuk ishim të barabartë. Kishin mundësin e kredive nga jashtë, kishin edhe rezerva shtetërore por kishin edhe mundësin e emetimit të letrave më vlerë të sigurisë se lartë (bonat e thesarit). Më uljen e normave të tatimit të ardhurave nga korporatat dhe atyre personale nga 20% në 10%, kisha rastin të dëgjoja se kjo do të ndikonte në joshjen e investitorëve të huaj. Opinioni i tyre shkonte dhe më thellë duke deklaruar se kjo është reforma e politikave fiskale. Më pat tringëlluar goxha ekzotike kjo çështje, mirëpo ja që koha më gjasë do të dëshmoj të kundërtën. Fundja ta din ekspertet që punojnë në institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës se politika fiskale është vetëm njëri ndër faktorët që ndikon në joshjen e investitorëve të huaj, dhe ne rast se kemi bërë ulje të normave tatimore ajo nuk nënkupton domosdoshmërish që janë bërë reforma të politikave fiskale. Politika fiskale është një term më i gjerë dhe shumë më kompleks dhe nuk do koment se reforma e saj kërkon kohë dhe sakrificë. Nëse vërtet ka ndikuar kjo “reform fiskale” në joshjen e investitorëve te huaj, të dalin kompetentet e të tregojnë se si dhe sa u rriten investimet direkte në Kosovë dhe sa pati ndikim kjo në kreditoret apo investitorët potencial. Po pranoj edhe mund të jem gabim!


Sipas disa teorive ekonomike, zhvillimi ekonomik afatgjatë, bazohet në politika ekspansioniste që realisht konsistojnë në uljen e normave tatimore dhe/ose rritjen e shpenzimeve, por kuptohet jo në paga e mëditje ose shpenzime në mallra e shërbime, apo skema sociale. E nga ta kuponin të tjerët prezent aty, ketë fenomen të cilët ndoshta edhe për herë të parë e dëgjonin. Nëse flasim për ulje të normave duhet pasur parasysh se ato duhet të bëhen më maturi, më alternativa të cilat janë mirë të balancuar. Të tërheqim një paralele abstrakte, çfarë ndodhi në Kosovë?! Nëse gjatë vitit 2008 janë mbledhur të themi mbi 50 milion të hyra nga korporatat, atëherë i bie që ketë vit nën supozimin se ekziston numër i njëjtë i bizneseve, qarkullimi i të cilave është i njëjtë, e hyra nga tatimet është 25 milion, pjesa tjetër prej 25 milion sipas të lartcekurve do mbulohet nga rritja e akcizës në të mirat që eksportohen. Po më tatimin e të ardhurave personale, kuptohet fitoj ajo klasë e shoqërisë që realizon të hyra për dhjetëra herë me shumë se sa ata punëtor më të ardhura mesatare në Kosovë. Disa ekspert mendonin që të hyrat do te rriten me shtimin horizontal , që në fakt konsistonte në zgjerimin e bazës ekonomike, por si? Zgjerimi i bazës konsiston më rritjen e bizneseve, po për fatin e keq nuk duket që të jetë kështu. Një shembull pak më shkollor, nëse në Kosove janë afër 50 mijë biznese aktive, atëherë del qe këto biznese ose duhet të zhvillohen vetvetiu ose te dyfishohen, që rezultati i fundit është prapë i njëjtë. Kjo nuk është aspak e qëlluar, ngase bizneset kanë nevojë për lehtësira tjera, duke mos i ngarkuar më tatime indirekte përpara së mallrat/shërbimet e tyre të shiten, e jo të kreditojnë qeverinë, dhe të kalon kohe që parat e tyre të kthen ose rimbursohen, duke shkaktuar një dobësim të pa nevojë në aftësinë likuiduese të tyre.

Andaj jam skeptik qe pavarësisht idesë se qëlluar nga koleget e mijë që ulja e normave duhet të ndodhte, ajo do të arrij efektin e dëshiruar.

Shikuar nga një perspektive tjetër, çfarë u be më popullatën, ku buxhetit tyre ju shtua një ngarkesë prej 6.67%, ngase norma e TVSH-së u rrit nga 15% në 16% (1/15=0.067*100) dhe u shtua si barrë e tyre në gjërat e konsumit familjar. Ndoshta kjo edhe nuk mund të hetohet në blerjen më pakicë, mirëpo gjithsesi që efektet e veta i ka në buxhetin e varfër të popullatës, kur kësaj i shtohen edhe akcizat që janë rritur në importimin e mallrave e shërbimeve, del që çmimi kushtues është për ca shifra më i lartë. Atëherë kjo është reforma fiskale?!, ka të tillë qe thonë po, ndoshta edhe vet unë!. Unë do të kisha sugjeruar që kalimi në normën prej 10% të behet pas 3-5 vite duke filluar në vitin e parë më 17% e duke përfunduar në 10%. Kjo është më e logjikshme dhe do të shiheshin rezultatet paraprakisht, krahas luftimit të korrupsionit dhe kontrabandës që ka kohe që është prezent në shoqërinë kosovare. Ne fakt ky ishte edhe propozimi për koleget e mi, që secili në formën e vetë u munduake të jepte një kontribut të vogël, që më tepër i ngjasonte një shprehje popullore “më çu pluhur n’lloç”

Shkas i këtij skrimti ishte dëshira për të parë një administratë të fort dhe efikase, një politikë fiskale mjaft funksionale nga e cila do të përfitonin që te gjithë, shitësit, blerësit dhe qeveria. Konsultimi i eksperteve të çështjeve fiskale ishte dashtë, duhet dhe do të duhej në vazhdimësi që të jetë pjesë e politikave zhvillimore për Kosovën. Fundja ata të cilët kanë fuqinë ata vendosin madje edhe nëse është në dem te të dobëtit/punëtorit apo të varfëritë!