Komandanti i forcave veri-atlantike të NATO-së në Kosovë, Major Gjeneral Özkan Ulutaş, i cili është në krye të KFOR-it në vendin tonë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, e në veçanti për atë në pjesën veriore të vendit.
Komandanti i KFOR-it që vjen nga shteti i Turqisë në këtë intervistë ka thënë se situata pas Banjkës është e brishtë, por e qetë.
KFOR-i po monitoron situatën dhe sipas komandantit të saj po fokusohet në disa faktorë kyç të cilët i ka përmendur.
Gjeneral Özkan Ulutaş ka folur edhe për rritjen e ushtarëve të KFOR-it në këtë pjesë të vendit dhe rëndësinë e komunikimit me të gjitha palët në Kosovë dhe rajon.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë.
Telegrafi: Si e vlerësoni situatën e sigurisë në Kosovë, e në veçanti në pjesën veriore të vendit?
Major General Özkan Ulutaş: Në përgjithësi, situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke monitoruar nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë në rajon, sepse ndërgjegjësimi për situatën është jetike për ne.
Vlerësimi im i situatës së sigurisë zakonisht fokusohet në disa faktorë kyç:
◼ Stabiliteti dhe siguria: vlerësimi i stabilitetit të përgjithshëm brenda Kosovës, duke përfshirë praninë e çfarëdo tensioni që ndikon në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet;
◼ Liria e lëvizjes: monitorimi dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes, që është një aspekt kritik i situatës së sigurisë dhe një mandat thelbësor i KFOR-it;
◼ Incidentet e sigurisë: monitorimi dhe reagimi ndaj çdo incidenti të sigurisë që mund të ndodhë, duke vlerësuar ndikimin e tyre të mundshëm në mjedisin e përgjithshëm të sigurisë;
◼ Bashkëpunimi me aktorët rajonalë dhe institucionet vendore: niveli i bashkëpunimit dhe dialogut në mes të KFOR-it dhe institucioneve vendore, si dhe shefit të Mbrojtjes së Serbisë, pasi ky është vendimtar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
KFOR-i ka një prani të shkathët, fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën dhe ne mbetemi të fokusuar në zbatimin e përditshëm të misionit tonë të mandatuar nga OKB-ja. Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilin punojmë në koordinim të ngushtë.
Telegrafi: KFOR-i ka shtuar së fundi numrin e ushtarëve në Kosovë, në cilat zona dhe çka do të thotë kjo për sigurinë?
Major General Özkan Ulutaş: Pas tensioneve të fundit, ne dislokuam rreth 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm praninë e KFOR-it në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë. Gjithashtu kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. KFOR-i ka një prani fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën, gjë që i mundëson misionit tonë t’i përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt.
Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë. Misioni ynë vlerësohet dhe rregullohet në vazhdimësi. Forca aktuale e KFOR-it përfshin rreth 4,500 trupa nga 28 vende, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s.
Telegrafi: A mund të ketë një Banjksë 2 në veri të Kosovës dhe cili do të jetë reagimi i KFOR-it nëse kjo ndodh?
Major General Özkan Ulutaş: Incidenti i Banjskës në veri të Kosovës në shtator 2023 ishte një përshkallëzim i rëndë i tensioneve në rajon. Pas kësaj, situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Duke pasur parasysh dinamikën komplekse dhe potencialin për trazira të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, mbetet vigjilent. Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo përsëritje të dhunës dhe të ndihmojmë në krijimin e kushteve për të inkurajuar dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Aktivitetet e përditshme të KFOR-it kanë për qëllim krijimin e kornizës së nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga BE-ja të ecë përpara. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në rajon në nëntor, “Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”.
Telegrafi: Cili është bashkëpunimi juaj me institucionet e Kosovës ato politike dhe të sigurisë?
Major General Özkan Ulutaş: KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare dhe rajonale dhe unë e kam bërë prioritet timin për të nxitur komunikimin dhe koordinimin e bazuar në besim. Bashkëpunimi i KFOR-it me homologët tanë të shumtë përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë:
◼ Koordinimi për çështjet e sigurisë: Unë kontaktoj rregullisht me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Serbisë për çështje të ndryshme të sigurisë, për të parandaluar dhe reaguar ndaj incidenteve që mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohën e tensioneve të shtuara.
◼ Përpjekjet kundër konfliktit: KFOR-i luan një rol vendimtar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet.
Në fund, qëllimi ynë është të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar rreziqet për tensione të reja dhe ndezje të dhunës duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë. Koordinimi ynë i vazhdueshëm është kyç për të ofruar siguri të qëndrueshme në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!