Sonte dhe nesër mbrëma zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të ETC Superligës së Kosovës. Padyshim se ndeshja kryesore zhvillohet sonte në Prizren, në të cilën Bashkimi e pret Sigal Prishtinën. Bashkimi nuk është ai i viteve të kaluara, që u pa qysh në xhiron e parë ndaj Pejës, por megjithatë ai mbetet kundërshtar që meriton respekt.
Ekipi prizrenas pësoi debakël nga Peja dhe kjo ka bërë që atë të kërkojnë të rimarrin veten kundër Prishtinës. Trajneri i Bashkimit Edin Kërvesh e ka pranuar se do ta kenë mjaft vështirë kundër Sigalit, por duhet të luajnë dhe kërkojnë befasinë.
“Bashkimi këtë vit ka ngecur paksa në riorganizim. Vonesa e sponsorëve e ka bërë të vetën, e po ashtu edhe vonesa në përgatitje. Sigali dhe Peja kanë zhvilluar nga tri faza përgatitore dhe janë shumë të përgatitur. Ndaj Sigalit do të jetë shumë e vështirë, pasi që ata këtë vit kanë mbledhur ajkën e basketbollit të Kosovës duke krijuar një ekip të pandalshëm. Mirëpo edhe pse do të jetë mjaft e vështirë, angazhimi ynë do të jetë maksimal për të arritur rezultat pozitiv” tha Kërvesh.
Mungesë e madhe për Bashkimin jenë tifozët, të cilët nuk do të kenë mundësi të përkrahin ekipin e tyre nga tribunat për shkak të dënimit nga FBK-ja. Në anën tjetër, ekipi i Sigal Prishtinës vjen pas një fitore bindëse ndaj Dritës, në të cilën kryeqytetasit shënuan hiq me pak se 108 pikë. Prishtinasit presin edhe fitore tjetër të lartë para sfidës së parë në Ligën Ballkanike me 16 tetor me Kumanovën.
“Jemi 100% të përgatitur. Ne shkojmë si çdo herë për fitore edhe pse fitore të sigurt nuk ka asnjëherë. Ekipi është në formë mjaft të mirë, përveç Dardan Berishës, i cili ende nuk është plotësisht gatshëm. Bashkimi është një ekip tradicionalisht i fortë dhe ndeshja ndaj Pejës mendoj se ishte një moment dobësie”, ka deklaruar drejtor i Sigalit, Florian Miftari.
Ndeshje tjetër mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në Pejë në të cilën takohen rivalët e vjetër, Peja dhe Trepça. Kampionët aktual e nisi mjaft mirë stinorin e sivjetmë, pasi demoloi Bashkimin 52:91. “Minatorët” ndeshjen e parë u mposhtën nga debutuesi, Kastrioti, që tregoi qartë se këtë vit Trepça është larg nga forma e dikurshme. /Zëri/Telegrafi/
ETC Superliga – java 2
e mërkurë
Peja –Trepça, 19:00
Drita – Besa, 19:00
Bashkimi – Sigal Prishtina, 20:00
e enjte
RTV 21 – Kastrioti, 19:00
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/maresca-slot-780x439.png)
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/carlo-780x439.png)
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025
![Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vv-780x439.jpg)
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti