LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina, sot nis aventurën ndërkombëtare

Sigal Prishtina, sot nis aventurën ndërkombëtare

Sigali Prishtina sot e nis një epokë të re të saj, por edhe për basketbollin kosovar. Ekipi prishtinas do të zhvillojë ndeshjen e parë në garat e Ligës Ballkanike, ku për kundërshtar do të kenë skuadrën nga Maqedonia, Kumanovën.

Drejtuesit e klubit dhe vetë lojtarët kanë shprehur optimizëm se garat ndërkombëtare do t’i nisin mbarë, derisa objektivi i tyre arritja në mesin e katër ekipeve më të mira. Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, përveç fitores ndaj skuadrës nga Maqedonia, ka thënë se play-offi është objektivi i tyre, andaj për të arritur këtë objektiv, në çdo ndeshje duhet të kërkojnë fitore.

“Kjo është një sfide e re për neve. Paraqitemi për herë të parë zyrtarisht në arenë ndërkombëtare, në Ligën Ballkanike. Presioni është më i madh për ne, por pavarësisht kësaj ne do ta japim maksimumin”, tha Azemi.

“Do të jetë shumë vështirë. Tash e dimë se më nuk janë dy grupe, është veç një grup kështu që do të ketë shumë lojë, shumë udhëtime dhe kjo ndikon edhe në lodhjen e lojtarëve. Mirëpo, ne jemi të përgatitur për këtë dhe besojmë se në fund do ta arrijmë objektivin tonë, që të futemi në katërshen e madhe dhe të garojmë në finalen e kësaj gare”, shtoi kapiteni bardhekaltër.


Ndeshja Kumanova – Sigal Prishtina zhvillohet sot nga ora 17:30 në Kumanovë dhe drejtohet nga treshja e Malit të Zi, Zoran Sutuloviq, Ognjen Jokiq dhe Milosav Kalluxheroviq. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori