LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fton “Ilirët” nga Kumanova si mysafirë specialë kundër Ballkanit

Sigal Prishtina fton “Ilirët” nga Kumanova si mysafirë specialë kundër Ballkanit

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina në shenjë falënderimi për përkrahjen e tifogrupit Ilirët nga Kumanova, në ndeshjen e parë historike dhe po fitoren historike, në debutimin e saj në Ligën Ballkanike kundër Kumanovo 2009 me rezultat 89-78 publikisht ka ftuar Ilirët të jenë mysafirë të tyre special në ndeshjen e së mërkurës (23 tetor) përballë BC Ballkan nga Bullgaria, raporton gazeta Lajm, në Shkup.

Në falënderimin e tyre të publikuar edhe në faqen zyrtare të KB Prishtina thuhet se “KB Sigal Prishtina i falënderon të gjithë simpatizuesit, dashamirët dhe opinionin sportdashës që na mbështetën në ndeshjen e parë ndërkombëtare që zhvilluam në kuadër të Ligës Ballkanike kundër KK Kumanovo 2009. Fitorja të gjithë shqiptarëve na dha emocione për shkak të peshës që kishte, duke ngjallur shpresën e shuar prej kohësh.

KB Sigal Prishtina falënderon gjithashtu edhe të gjithë ata persona që kontribuuan në çfarëdo mënyre në suksesin e klubit që nga dita e parë e krijimit të tij. Falënderimi i parë shkon për Plisat, për pritjen madhështore dhe të paharrueshme. Falënderim i veçantë shkon për grupin e tifozëve Ilirët nga Kumanova, të cilët edhe përkundër vështirësive dhe presioneve që kishin nga rreth 4,000 shikues në sallë, gjetën formën dhe mënyrën për të na përkrahur tërë kohës.

Në shenjë falënderimi, KB Sigal Prishtina fton tifo grupin “Ilirët” nga Kumanova si mysafirë specialë në ndeshjen që do ta zhvillojmë të mërkurën (23.10.2013) në Prishtinë në kuadër të Ligës Ballkanike kundër BC Ballkan (Bullgari) në ora 17:30. Edhe një herë, faleminderit nga zemra!”, thuhet në falënderimin e KB Prishtina. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori