LAJMI I FUNDIT:

Si urrehen gratë në vitin 2016-të

Si urrehen gratë në vitin 2016-të

Prej dekadash lufta për të drejtat e grave është çështje e ditës, por përparimet janë të vogla gati të padukshme. Kur dëgjojmë çdo ditë të flitet për dhunën ndaj grave, trafikimin, abuzimin seksual ne lodhemi dhe harrojmë se sa i madh është problemi dhe se sa i madh duhet të jetë rebelimi.

Imagjinoni që një në tre gra në botë ka qenë të paktën një herë në jetë viktimë e dhunës fizike ose seksuale dhe pjesa më e madhe nga partneri i tyre intim. Duke shfletuar galerinë mund të njiheni me disa nga problemet më të mëdha në botë të femrave.

dhuna fizikeDhuna fizike, seksuale, psikologjike dhe pasojat e tyre
Është vlerësuar se 35% e femrave në botë kanë pasur eksperienca të dhunës fizike ose seksuale një partneri i tyre ose një i panjohur të paktën një herë në jetën e tyre. Madje të dhënat se në disa kombe të ndryshme femrat që kanë pasur një eksperiencë të tillë kanë qenë 70%. Një studim në New Delhi gjeti se 92% të femrave kanë raportuar dhunë seksuale në hapësirat publike dhe 88% kanë treguar se kanë eksperienca të ngacmimeve verbale seksuale (duke përfshirë komente me natyrë seksuale apo gjeste të turpshme). Ndërsa 43% e femrave në 28 shtete të Bashkimit Evropian kanë provuar dhunë psikologjike nga partneri i tyre intim gjatës jetës (sipas të dhënave të pakta që ka). Mirëpo ndonjëherë pasojat janë më afatgjata. Femrat që kanë qenë të abuzuara fizikisht dhe seksualisht kanë dy herë më shumë mundësi të kryejnë abort, të kenë depresion dhe në disa vende 1.5 herë më shumë të kenë HIV, krahasuar me femrat që nuk janë të abuzuara.


Martesat me fëmijëMartesat me fëmijë
Martesat me fëmijë janë po ashtu një fenomen shumë i hasur. Të dhënat tregojnë se në botë më shumë se 700 milionë femra janë martuar që fëmijë (nën 18 vjeç). Nga këto më shumë se një e treta ( rreth 250 milionë) nën moshën 15 vjeç. Për shkak të moshës ajo janë më të prekshme kur bie fjala për një shtatzëni të hershme dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Gjymtimi gjenitalGjymtimi gjenital
Disa tradita shumë të vjetra të gjymtimit gjenital të femrës për të mos lejuar që ajo të arrijë kënaqësi seksuale ekzistojnë akoma. Të dhënat tregojnë se të paktën 200 milionë femra dhe vajza kanë pësuar një dëmtim gjenital në 30 shtete sipas një publikimi të Kombeve të Bashkuara në Ditën kombëtare të Tolerancës Zero ndaj Gjymtimit Gjenital të Femrave. Në këto shtete pjesa më e madhe e femrave janë gjymtuar para moshës 5 vjeç.

TrafikimiTrafikimi
Trafikimi është një nga problemet më të mëdha në botë. Nga të gjitha viktimat e trafikimit femrat zënë dy të tretat dhe përgjithësisht ato shfrytëzohen seksualisht. Femrat janë më të prirura për t’u bërë viktima për shkak të varfërisë dhe diskriminimit të cilat ndikojnë në edukim, punësim dhe në burimet e tjera. Statistikat më të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerësojnë se 20.9 milionë njerëz nga të cilët 15.8 milionë janë femra, janë viktima trafikimi. Përpos shfrytëzimit seksual, ato shfrytëzohen edhe për lypje, për trafik organesh ose për punë.

Aksesi në metodat kontraceptiveQasja në metodat kontraceptive
Informimi për kontraceptivët është një çështje jetë a vdekje pasi rreth 800 gra dhe vajza humbin jetën çdo ditë për shkaqe që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen. Rreth 222 milionë femra në botë nuk kanë qasje në përdorimin e metodave kontraceptive ku 53 milionë nga Afrika Sub Sahariane dhe 97 milionë nga Azia. Shumë shtete nuk e lejojnë kontrollin e lindjeve lidhet me arsyet politike dhe fetare, shkruan Anabel. Një hap shumë i rëndësishëm është edhe ndryshimi i qëndrimit të Papa Francceskut në lidhje me metodat kontraceptive.

AbortiAborti
Në një kohë kur mendohet se femrat kanë të gjithë të drejtën për të vendosur për trupin e tyre, nuk ndodh kështu. Rreth 25% e popullsisë në botë jeton në vende ku ka ligje për kufizimin e abortit, pjesa më e madhe janë në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. Legalizimi i abortit mund të parandalojë vuajtje të panevojshme dhe vdekjen e femrave. Planifikimi familjar është i rëndësishëm për të shmangur shumë probleme sociale që vijnë më vonë dhe po ashtu si një e drejtë.

VrasjetVrasjet
Nuk janë të pakta dhe vrasjet me bazë gjinore. Është vlerësuar se të gjitha femrat të cilat janë vrarë në botë në vitin 2012, gjysma janë vrarë nga partneri ose anëtarë të familjes, krahasuar me 6% të meshkujve të vrarë të njëjtin vit.

VotimiVotimi
Deri në fillim të vitit 2012 femrat nuk lejoheshin të votonin në Arabinë Saudite dhe në Vatikan dhe kishin votë të kufizuar në Brunei dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe pse të gjitha vendet e tjera lejojnë gratë të votojnë, ato kanë një pjesëmarrje tradicionalisht të ulët të tyre. Vendi më i fundit që u dha të drejtën grave të votonte ishte Butani i cili kaloi nga një sistem votimi familjar, në një sistem individual në vitin 2008, për shkak të traditave ose arsimit. Çështje e ditës nuk është vetëm votimi, por edhe përfaqësimi i tyre në nivele të larta vendimmarrjeje. /Telegrafi/