Si u festua Dita e Flamurit në Luginë?
Ky 28 nëntor ndër shqiptarët mund të konsiderohet si shënimi më i zbehtë i kësaj dite gjatë dekadës së fundit. Përkundër zhvillimit të madh të proceseve politike dhe avancimit të çështjes shqiptare, sidomos me pavarësinë e Kosovës, faktori politik shqiptar në trojet e tyre etnike nuk po mund të bëjë organizim të mirëfilltë dhe të gjejë forcë që të bëhet faktor serioz, më i organizuar, sidomos kur kihet parasysh festa e 28 Nëntorit, kësaj dite të madhe historike për kombin shqiptar.
Kështu, Tirana zyrtare edhe pse kishte mbajtur një ceremoni festive, por sikur kësaj feste ia kishte prishur krejt lezetin kriza politike që ka ky vend, sidomos pas protestave të partisë socialiste.
Liderët e Tiranës, sikur po harrojnë se në këtë ditë dhe për këtë flamur populli shqiptar ka dhënë sakrifica të mëdha, duke derdhur shumë gjak. Për këtë ditë dhe për këtë flamur kanë dhënë jetën bijtë dhe bijat më të mira të këtij kombi, andaj mu në këtë ditë do të ishte e rrugës që këta politikan të festojnë së bashku. Por, përkundër saj, këta politikanë nuk e dhanë provimin e duhur që të jenë bashkë në këtë festë madhështore.
Ndërsa, në Prishtinë pas tentim krijimit të krizës qeveritare kishte një atmosferë të zbehtë rreth festimit sa më të mirë të kësaj dite. Edhe këtu kishte ca manifestime të karakterit të zbehtë. Po ashtu edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë, shënimi i kësaj dite ishte me shumë improvizime se sa që kishte vërtet karakter festiv popullor. Kjo festë nga politikanët shqiptar të Maqedonisë u përdor për përfitime partiake dhe politike dhe assesi të bëhen serioz.
Ndërsa, kërshëria e këtij opinioni qëndron në faktin se si u festua kjo ditë në Luginë të Preshevës, një rajon tani për tani nën administrimin e dhunshëm serb?
Lugina e Preshevës historikisht e ka mbajtur ditën e flamurit dhe kjo ka qenë e vetmja ditë e vitit që kanë qenë bashkë krerët e saj lokal politik. Që nga pas lufta e dytë botërore kjo festë është mbajtur deri në kohën e diktatorit Millosheviq, kur me ligj e kishte ndaluar flamurin, por edhe shënimin e kësaj dite.
28 Nëntori i këtij viti të përkujtonte kohën e këtij regjimi, në të cilën shqiptarët e kësaj treve nuk guxonin të mbanin flamurin shqiptar as nëpër shtëpi.
Kjo situatë kishte përshkallëzuar dhe pati konflikt të armatosur duke sjell një marrëveshje të paqes në mënyrë që problemet e shqiptarëve të kësaj krahine të zgjidhen në formë demokratike e paqësore. Por, në vend të avancimit të proceseve politike, të drejtave të shqiptarëve, shteti serb këto të drejta i ka degraduar dhe reduktuar në të drejta të njeriut dhe bile me ligj e ka ndaluar shpalosjen e flamurit kombëtar shqiptar nëpër vendet publike.
Mirëpo, nuk është shumë brengosëse çfarë bënë shteti serb, por shqetësuese janë sjelljet e politikanëve lokal të Luginës, të cilët edhe gjatë kësaj festë treguan se nuk janë në nivel të detyrës për çfarë u kishte besuar populli. Ky faktor politik kishte organizuar një manifestim në Kuvendin Komunal duke mbajtur një fjalim të shkurtër dhe një koktej për të pranishmit. Gjithashtu, në Shtëpinë e Kulturës u mbajt një improvizim kulturor me ç’rast u recituan disa poezi dhe u kënduan ca këngë. Në fund, të gjithë u shpërndanë nëpër shtëpi dhe kaq.
Ndërsa, nëpër rrugët e qytetit nuk kishte ndonjë atmosferë festive. Nuk kishte asnjë flamur shqiptar, për veç atyre serb që ishin varur nëpër të gjitha objektet zyrtare të shtetit serb. Kjo ishte atmosfera e shënimit të kësaj feste të madhe kombëtare.
Liderët e Luginës, përfundimisht duhet të lënë anash improvizimet politike dhe është koha e fundit që ata të kuptojnë se pa një organizmi të mirëfilltë dhe pa një seriozitet të madh në punë nuk do të ketë avancim të drejtave të këtij populli.
Andaj, jo vetëm pushteti serb është fajtor për ngecjen procese politike dhe avancimin e të drejtave të popullit shqiptar të Luginës. Një pjesë të fajit e kanë edhe përbërësit e politikës lokale të cilët deri më tani më shumë kanë shfaqur ambicie karrieste, profitereske dhe interesave tjera grupore, se sa njëmendët janë në shërbim të çështjes së këtij populli.
Gjatë kësaj feste u pa qartë improvizimi i tyre politik dhe kjo qasje e këtyre politikanëve përfundimisht duhet braktisur. Koha ecën me ritme të shpejtë dhe në të ardhmen nuk do të durohen më improvizime të tilla dhe kurrsesi të lozet në kurriz të popullit të kësaj ane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin