Intervista e parë për vend të ri pune në vetvete është stresuese. Por, nuk ju duhet të lejoni diçka e vogël t’ju humbë mundësitë për punën e ëndërruar.
Biografia e shkurtër, prezantimi dhe përgatitja janë tuajat, ndërsa ne nuk do t’ju lejojmë të improvizoni në lidhje me veshjen. Ju ofrojmë këshilla çfarë të vishni për këtë rast që të ndjeheni mirë dhe me vetëbesim.
Mos e ndryshoni stilin vetëm për intervistë. Nëse çdo ditë vishni atlete apo veshje më të lehtë, nuk do të thotë që për intervistë duhet të visheni si “teze” dhe të mos njihni veten në pasqyrë. Me siguri që atletet nuk janë të lejuara, por me këpuca të zeza dhe të rehatshme nuk mund të gaboni.
Keni kujdes te takat. Mos zgjidhni shumë të larta, sepse ajo nuk do të impresionojë askënd, dhe rrezikoni që dhimbjet e këmbës t’jua tërheqin vëmendjen nga intervista.
Mbahuni te stili afarist, më klasik gjatë përzgjedhjes së veshjes. Kjo nuk do të thotë pallto dhe fund deri te gjunjët. Mund të jetë edhe këmishë në ngjyrë të butë, e kombinuar me pantallona dhe stoli. As me stolitë nuk duhet ta teproni. Ora apo byzylyku dhe vathet do të japin një pamje të sofistikuar dhe do të marrin pjesë nga “serioziteti” i kombinimit.
Gjatë veshjes për intervistë, gjithmonë shmangni teprimin. Grimi i tepërt, fundi ultra-i shkurtër mund vetëm t’jua prishin prezantimin. Ju e dini, se nuk ekziston shans i dytë për përshtypje të parë. Prandaj, kapni rastin dhe – me fat! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk