Ndodh shpeshherë që njëri prej partnerëve të çiftit tradhton tjetrin. Çfarë duhet bërë në këtë rast? Duhet prishur kjo lidhje, duhet kapërcyer apo...
Tradhtia është ana më e errët e një raporti dashurie, e cila shkakton dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth.
Arsyet pse njerëzit tradhtojnë janë po aq të ndryshme sa dhe arsyet pse dashurojnë dhe pse duan ata që duan, transmeton Telegrafi.
Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë, sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit, për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë, nga nevoja për t’u ndier joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t’u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon etj.
Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera, si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë” etj.
Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhton, nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia, nuk mund të jenë më njësoj.
Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në kohën e duhur.
Ballafaqimi me tradhtinë bashkëshortore. Si duhet shëruar?
1. Nëse mendoni se ky incident është thjesht kalimtar, bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur është një fakt i parëndësishëm. Madje, mos i flisni fare partnerit tuaj për këtë gjë.
2. Nëse mendoni se në këtë çështje ka një farë rreziku, atëherë duhet të bëni dialog me partnerin tuaj. Por me kujdes, dëgjoni pikëvështrimin e tij apo të saj, mos e bëni fajtor, mos u zgjasni në pyetje që duan një natë të tërë si përgjigje.
3. Ndjeheni keq nga kjo tradhti? Është një dukuri normale. Egoja juaj sapo ka marrë një goditje. Është e natyrshme që t’i nxirrni jashtë emocionet tuaja, por vetëm. Bërtisni, thyeni, përplasni ndonjë send, bëhuni si e çmendur.
4. Nëse ju duket sikur gjithçka rreth e rrotull jush po përmbyset, atëherë duhet të kuptoni origjinën e vuajtjeve tuaja. Ju ndjeheni keq, sepse ju kanë mashtruar, ose ndoshta ndjeni braktisjet që mund të keni pësuar më parë.
5. Nëse keni dëshirë të flisni për këtë çështje, atëherë duhet ta zgjidhni mirë njeriun që do t’i hapni zemrën. Nuk ka vlerë që t’ua tregoni historitë tuaja njerëzve të familjes suaj, sepse opinioni i tyre nuk është neutral. Duhet të dini se këshillat e miqve tuaj janë pikësëpari përgjigje e historive që u kanë ndodhur atyre.
6. Keni ndërmend të prisheni me të? Mos e merrni një vendim të tillë, nëse lidhja juaj nuk ka marrë fund. Të lesh dikë që e do ende, vetëm sepse nuk është treguar besnik, është një gabim.
7. Nëse ju e doni atë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, atëherë duhet të dilni kundër opinionit të tjerëve, duhet të vazhdoni të rrini me të.
Një martesë që është tronditur nga tradhtia do të kërkojë shumë kohë dhe përpjekje nga të dy, burri dhe gruaja për rindërtimin. Riparim është akti i vënë copa të thyera së bashku, ndërsa rindërtimin ju jep mundësinë që të filloj nga e para.
Riparim kërkon që ju të vënë pjesë të njëjtën së bashku, ndërsa rindërtimin ju jep mundësinë për të futur pjesë të reja, dhe madje edhe një strukturë krejtësisht të ndryshme krejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Assesi mos e vendosni krevatin nën dritare: Energjia juaj mund të dobësohet!

Zgjatuni PESË CENTIMETRA brenda DY JAVE vetëm me këtë ushtrim të thjeshtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës