Si të parandaloni gripin dhe ftohjen, sekreti për të mos u sëmurur asnjëherë

Ushtrimet e rregullta, duke i dhënë përparësi gjumit dhe ngrënia e një diete të ekuilibruar janë vetëm disa mënyra për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe sëmundjeve të tjera.
Duke qenë se jemi në sezonin e dimrit, gjasat që të ftohemi e të sëmuremi janë të mëdha.
Është e rëndësishme që të kujdesemi për veten që të shmangim ato simptoma të bezdisshme e të ruajmë shëndetin tonë.
Këtu kemi përmbledhur disa këshilla për të parandaluar ftohjen dhe gripin
Hani perime jeshile
Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamina që ju ndihmojnë të mbani një dietë të ekuilibruar – dhe mbështesin një sistem të shëndetshëm imunitar.
Sipas një studimi, ngrënia e perimeve jeshile dërgon një sinjal kimik në trup që rrit proteinat specifike të sipërfaqes së qelizave të nevojshme për funksionimin efikas të sistemit imunitar.
Merrni vitaminë D
Mungesa e vitaminës D mund të çojë në simptoma të tilla si rritja e dobët e kockave, probleme kardiovaskulare dhe një sistem i dobët imunitar.
Ushqimet që janë burime të mira të vitaminës D përfshijnë të verdhat e vezëve, kërpudhat, salmonin, tunën e konservuar dhe mëlçinë e viçit.
Qëndroni aktiv
Të qëndruarit aktiv, sikurse ecja tri herë në javë ndihmon gjithashtu në shëndetin tuaj, jo vetëm t’ju mbajë në formë.
Bëni gjumë mjaftueshëm
Gjumi i mjaftueshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm nëse jeni ekspozuar ndaj një virusi, sipas një studimi të botuar në Arkivat e Mjekësisë së Brendshme.
Një arsye mund të jetë se trupi lëshon citokina gjatë periudhave të gjata të gjumit. Citokinat janë një lloj proteine. Ato ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin duke rregulluar sistemin imunitar.
Hiqni dorë nga alkooli
Hulumtimet e reja tregojnë se pirja e alkoolit mund të dëmtojë qelizat dendritike të trupit, një komponent jetik i sistemit imunitar. Një rritje e konsumit të alkoolit me kalimin e kohës mund të rrisë ekspozimin e një personi ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale.
Praktikoni një higjienë të mirë
Kufizimi i ekspozimit ndaj sëmundjeve duke shmangur mikrobet është çelësi për të mbetur të shëndetshëm. Këtu janë disa mënyra të tjera për të praktikuar higjienë të mirë:
Bëni dush çdo ditë;
Lani duart përpara se të hani ose të përgatisni ushqim;
Lani duart përpara se të vendosni lentet e kontaktit ose të kryeni ndonjë aktivitet tjetër që ju sjell në kontakt me sytë ose gojën;
Lani duart për 20 sekonda dhe pastroni nën thonjtë tuaj;
Mbuloni gojën dhe hundën me një fasuletë kur kolliteni ose teshtini;
Mbani një pastrues duarsh me bazë alkooli. Dezinfektoni sipërfaqet e përbashkëta, si tastierat, telefonat, dorezat e dyerve dhe telekomandat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës