Shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në maj të vitit të kaluar ishte një hap drejt themelimit të Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, kishte thënë kryeministri Albin Kurti.
Emanuel Bajra, njëri nga pjesëmarrësit në grupin punues të Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e koncept-dokumentit për themelimin e Fondit Sovran të Republikë së Kosovës, ka folur për rëndësinë këtij fondi kur do të jetë ai funksional.
Bajra, i cili për 16 vite radhazi ka qenë i angazhuar në sistemin bankar të Britanisë së Madhë, tha se Fondi Sovran do të përfshijë të gjitha ‘arteriet’ e ekonomisë së vendit.
Ai tha se Fondi Sovran do të shërbejë si një ristrukturim i ekonomisë së vendit, ndërsa theksoi se viti 2025 mund ta gjejë Kosovën me këtë Fond.
“Si entitet financiar ose unë e quaj superentitet Fondin Sovran. Ai do të mbështjellë gati të gjitha arteriet e ekonomisë së vendit. Këtu nënkuptoj asetet likuide, jolikuide, thesarin, mineralet e shumë të tjera… Kosova duhet të ristrukturojë ekonominë e saj dhe kjo do të jetë përmes këtij Fondi sepse kemi nevojë për një strukturë të organizuar mirë si ekonomike ashtu edhe financiare. Përmes këtij rikonstruktimi do të krijojmë një lloj reputacioni pozitiv në botë”, tha ai, për Kallxo.com.
Bajra shpjegoi se Fondi Sovran, 80% do të ketë karakter zhvillimor ndërsa 20% do të jetë investues.
“Brenda konotacionit zhvillimor e ka përmbajtjen si ‘asetmbledhës’. Ne duhet të jemi realistë, Kosova nuk është e gatshme që Fondi Sovran të jetë 50% karakter investues”, tha ai.
Ndërsa theksoi se Fondi Sovran do të ketë qasje në tregun e brendshëm të Kosovës. Ky Fond do të mund të blejë aksione në biznese ndërsa edhe qytetarët do të mund të investojnë në të.
Bajra theksoi se Fondi Sovran do të shërbejë si një rregullator që do të krijojë strategji për kapitalin e krijuar në këtë Fond.
“Ndërtimi i kapitalit do të jetë mundësi për kompanitë të marrin pjesë në bursat e Kosovës që parasheh ky Fond Sovran. Çdo qytetar ka të drejt të blejë aksione aty. Fondi Sovran është një lloj rregullatori por edhe një mekanizëm që jep strategji gjithë kapitalit që krijohet ndërmjet bursës. Përderisa mërgimtarët nëse paraqesin interesim mund të paraqesin biznes-planin para bordit të Fondit Sovran dhe bordi me çdo mekanizëm do t’i hapë rrugë”, tha ai.
“Ne do të propozojmë një lloj mekanizimi i quajtur ‘Bankë e keqe’ që i grumbullon asetet që nuk kanë përformuar mirë sepse Fondi Sovran nuk do t’i pranojë ato. Do të ketë shpronësime, do të ketë shitje të aseteve që janë të vlefshme para se të kalojnë ato nga AKP në Fondin Sovran. Tranzicioni nga AKP në Fondin Sovran do të jetë shumë sfidues por në strukturimin e shumë ndërmarrjeve është përcaktu një trajektore ”, tha ai.
20 milionë euro pritet të jetë kapitali startues i Fondit Sovran sipas Bajrës ndërsa sipas koncept-dokumentit, Fondi Sovran do t’i përgjigjet Kuvendit.
“Fondi do t’i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, por do t’i shfrytëzojë edhe infrastrukturën e Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës. Fondi Sovran do të ketë bord mbikëqyrës joekzekutiv, bordin ekzekutiv dhe menaxhmetin”, tha ai.
Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti ka miratuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit