Masazhi është një nga terapitë më të lashta për të shëruar sëmundjet e trupit dhe të mendjes: është thuajse instinktiv te njeriu refleksi për të ushtruar presion atje ku dhemb.
Shkroi: Afrora Fusha
Si mjet i vjetër dhe efektiv daton qysh në kohët më të vjetra. Masazhi ka shumë mënyra të thjeshta, moderne dhe medicinale. Mënyra sistematike e masazhit ngërthen katër forma: lëmim, përzierje, fërkim, gjuajtje duarsh, vibrim.
Të gjitha këto forma të masazhit kanë një element përbërës: mbajnë dhe forcojnë organizmin. Sidomos ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe forcimin e muskujve.
Lëmimi. Duhet bërë prej së poshtmi deri te lëkura e brendshme, në mesin e trupit si prej së poshtmi-lartë dhe anasjelltas, prej mesit deri te gishti i vogël i këmbës. Këto vlejnë për të gjitha rastet, një masazh i ngadalshëm dhe i butë.
Para masazhit, lëkurën duhet ta lyejmë me vajra eterike, ose me vazelinë të bardhë. Lëmimi i lëkurës në fillim bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme dhe të lehtë, e më vonë dy shuplakat e duarve i forcojmë në lëkurë sa më shumë.
Përzierja. Ndikon më shumë se lëmimi sidomos te masazhi i muskujve. Një herë muskulin e kapim me dy duart dhe kjo mirë përgatitet me gishtin e madh dhe gishtin tregues.
Fërkimi. Vëmë gishtërinjtë në lëkurë dhe me gishtërinj sikur krijojmë rrathë, që sa më shumë të depërtojnë në trup. Kjo ndikon te spondiloza dhe përmirësimi i plagëve dhe ndrydhjeve të mëparshme.
Gjuajtje duarsh – vibrim. Ky është masazhi më i vjetër dhe bëhet me pjesën e dorës vetëm kah gishti i vogël. Masazhi bëhet si të prerët me thikë, menjëherë e përfshinë tërë lëkurën e pastaj hedhim shuplaken në vendin që dhemb.
Masazhi i fytyrës. Masazhi i fytyrës është shumë efikas dhe ka efekte të begatshme: nxitë qarkullimin e gjakut, forcohet dhe ushqehet lëkura, ajo fiton shumë materie ushqyese dhe fiton një elasticitet të papërshkruar, largon materiet e dëmshme të cilat e lodhin lëkurën, thartirat, pluhurat e ndryshme natyrore dhe kimike, si dhe bënë lëvizshmërinë e muskulaturës së fytyrës. Nuk duhet harruar edhe ndikimin psikologjik të masazhit të fytyrës, sepse eliminon rrudhat në fytyrë dhe e bënë fytyrën më të re dhe më të freskët.
Masazhi i mëngjesit. Më së miri është që në mëngjes të bëni çdo ditë masazhe pranë dritares së hapur nëse na lejon koha. Në këtë mënyrë largohen shumë të meta – njolla të ndryshme të sëmundjeve, apo ndonjë intervenim kirurgjik. Me të vërtetë masazhi largon krejt njollat dhe vragat të cilat nuk i largojnë as losionet dhe as kremrat e shtrenjta, por vetëm një rrezitje e lehtë dhe masazhi.
Teknika e masazhit
Masazhi në fytyrë bëhet me majat e gishtërinjve dhe me instrumente kozmetike. Preferohet që në fillim të shkoni te ndonjë profesionist, por nëse nuk i keni kushtet te shkoni në një sallon, atëherë e përdorni vet këtë metodë. Kjo metodë është shumë e lehtë, përdoret me 4-gishtërinjtë tonë në pauza të shkurtra.
Në fytyrë duhet vendosur një krem yndyror antirid apo një krem me vaj ulliri . Së pari, i kryejmë gjërat higjienike – pastrojmë dhëmbët, fytyrën, i krehim flokët dhe i lidhim lart. Ulemi pranë pasqyrës me dorë të majtë, ngrehim kokën mbrapa dhe me dorë të djathtë e vendosimkremin në fytyrë. Së pari fillojmë të bëjmë masazh në qafë, pastaj me dy gishtërinjtë tregues të dy duarve bëjmë masazh rreth syve, nga maja e syrit deri te hunda, ndërsa gishtërinjtë e mëdhenj qëndrojnë mbi faqe të përforcuar dhe vazhdimisht e rrahim fytyrën me 4-gishtërinjtë e dorës ngadalë dhe lehtë. Me gishtërinjtë e unazës së dy duarve poshtë-lartë dhe përmbi hundë dhe buzë. Ndërsa ballit i bëjmë masazhe me gishtërinj të mesëm prej mesit të ballit dhe shkojmë rreth syve me të dy duart.
Nëse bëjmë vazhdimisht masazhe do të kemi sukses, por për një tretman më serioz duhet t’ju drejtohemi njerëzve profesionist.
Fytyra
Me majat e gishtërinjve prekim mesin e ballit dhe e drejtojmë rreth syve, vazhdojmë poshtë mbas veshëve deri në fund të qafës. Rrethit të syve i bëjmë një masazh të ngadalshëm me një krem hidrant. I vendosni dy duart në faqe që të mbërrijnë majën e flokut, duart ta prekin ashtin e fytyrës. Pasi të preket ashti i faqeve i zgjeroni gishtërinjtë ngadalë dhe i drejtoni nga rrethi i syve. Në fund gishtërinjtë bashkohen dhe i drejtojmë në rrathët e faqeve duke bërë masazhe shkojmë në ballë, prej ballit rreth syve.
Sytë
Fërkoni duart, mesin e tyre e vendosni mbi sy të mbyllur dhe majat e gishtërinjve t’i prekin flokë. Duart mbajini mbi sy 5-min, pastaj largoni ngadalë nga sytë dhe vetëm me një gisht fillo ta bësh masazhin prej hunde deri te maja e syrit. Pas kësaj, mbi sy, vendosni qeska të çajit kamomil.
Qafa
Masazhi i qafës bëhet prej së poshtmi-lartë me mesin e duarve. Lëshoni kokën mbi gjoks dhe në të dy pjesët e qafës bëni masazh me majat e gishtërinjve 5-min.
Krahët
Topit të dorës së djathtë i bënë masazh dora e majtë, topit të dorës së majtë i bënë masazh dora e djathtë. Qëndrimi të jetë i ulur; pasi të kryhet rrudhen dhe lëshohen krahët 10 herë.
Duart
Mund të bëhet masazhi ulur edhe shtrirë. Me dorën e djathtë në të dy anët e dorës e bëni masazhin prej majës së gishtit e deri në bërryl, prej bërrylit deri në krahë, duke bërë masazhe rreth bërrylit bënë rrathë më me forcë. E njëjta përsëritet edhe me dorën e majtë.
Shuplakët e duarve
Njëra shuplakë bashkohet me tjetrën dhe i bënë masazh shuplakës tjetër me një ritëm poshtë dhe lartë. Çdo gisht ndaras me dorën e kundërt i bënë masazhe secilit duke bërë rrathë. Në fund i lyeni duart me vazelinë dhe i mbani në dorëza 5 min.
Gjinjtë
Në mënyrë sistematike ju bëni masazh me majat e gishtërinjve duke bërë lëvizje rrethore, pastaj merrni copa të akullit dhe me to bëni lëvizje rrethore derisa të shkrihen.
Barku
Me shpinën e dorës fërkohet barku me fërkime të gjata dhe pastaj shtrëngoje me të dy duart, ngadalë i bënë ca lëvizje gjysmë rrethi me duar.
Shpina
Masazhi bëhet shtrirë ose ulur, prej fundit të boshtit kurrizor. Me të dy duart bënë masazh rreth pjesës së shpinës 1,5cm, gishtërinjtë i bëni me lëvizje duke shkuar lart, ndërsa më vonë nga qafa e poshtë. Te qafa duhet të bëhet masazhi i ngadalshëm dhe me kujdes duke shtypur dy anët e shpatullave ngadalë, duke zbritur deri në fundin e boshtit kurrizor.
Këmbët
Shtrihuni në dysheme apo në krevat, vendosni këmbët mbi mur dhe fillo të bësh masazhe ngadalë duke i fërkuar gishtërinjtë e mëdhenj nga lartë-poshtë, njëherë njërën këmbë, e pastaj tjetrën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/111ztr6756.jpg)
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!
![Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/39_shutterstock-1235856765-780x439.jpg)
Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!
![Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/887a194bc25d-gettyimages-2198820577-780x439.jpg)
Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri
![Të gjitha gjërat që duhet të prisni pasi keni sjellë në jetë një fëmijë me operacion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/iStock-1254070747-2048x1365_edited-780x439.jpg)
Të gjitha gjërat që duhet të prisni pasi keni sjellë në jetë një fëmijë me operacion
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë