Coronavirusi sulmon rrugët e frymëmarrjes, por ka disa gjëra që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin, thjesht duke ndryshuar disa faktorë të stilit të jetës
Sipas Dr. Robert Eitches, një alergolog dhe imunolog në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, përmirësimi i frymëmarrjes nuk ju mbron nga të infektuarit. Por ka përfitime që mund të zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes nëse jeni të infektuar.
Ja se si mund ta forconi aftësinë e frymëmarrjes të trupit tuaj:
Ndaloni pirjen e duhanit
Një nga hapat më të rëndësishëm për të përmirësuar shëndetin është shmangia e çdo gjëje që dëmton funksionin e mushkërive, të tilla si pirja e duhanit, tha Eitches. Pirja e duhanit shkatërron indet e mushkërive ku ndodh shkëmbimi i ajrit.
Dr. Ryan Steele, një alergjist-imunolog dhe profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë Yale, gjithashtu paralajmëroi të mos konsumoni marijuanë.
“Edhe pse ka shumë polemika në lidhje me përfitimet e drogës, çdo gjë që thithni në mushkëri është produkt i djegshëm dhe rrisin nivelin e inflamacionit”,- tha ai.
Dy sjellje të tjera potencialisht të dëmshme janë ulja pranë oxhakut ose qirinjtë e ndezur, tha Eitches. Por djegia e drunjve në oxhak lëshon tym, të cilin më pas do ta thithni dhe do ta depozitonit në mushkëri “, tha ai. Shumë qirinj kanë fije metalike, të cilat avullohen së bashku me tymin dhe shkaktojnë dëme në mushkëri.
Bëni ushtrime
Ushtrimi mund të përmirësojë aftësinë e frymëmarrjes. Kur një person është i ulur, qeset e mushkërive nuk kanë ajër të mjaftueshëm. Për të përmirësuar kapacitetin e qeskës së mushkërive, njerëzit duhet të “marrin frymë kundër rezistencës”.
Merrni frymë thellë me gojë, mbyllni buzët, pastaj nxirreni frymën përmes tyre sikur të frynit një tullumbace.
Ulja e grumbullimit të tepërt të mukusit
Sasia e tepërt e mukusit bllokon hundët. Por të marrësh frymë me gojë nuk shmang futjen e mikrobeve, baktereve dhe viruseve në organizmin tonë, funksion të cilin e bëjnë qimet në hundë që quhen cilia.
“Ne gjithashtu kemi mukozë në mushkëri. Njerëzit me astmë prodhojnë shumë mukus, të cilat mund t’i predispozojnë për bllokime dhe inflamacion në rrugët e frymëmarrjes,”- tha Steele.
Mund të ketë një lidhje midis dietës dhe formimit të mukusit. “Disa njerëz besojnë se ushqimet inflamatore si qumështi dhe gruri rrisin prodhimin e mukusit,”- tha Eitches. Por ushqimet pikante mund të hollojnë mukozën dhe t’ju lejojë të kolliteni. Njerëzit me astmë mund të përdorin pompat e tyre për të ulur inflamacionin, gjë që zvogëlon mukozën.
“Sa më i fortë shëndeti, aq më i fortë do të jetë trupi për të luftuar infeksionet”, – tha Eitches. /CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa