LAJMI I FUNDIT:

Si stërviten Forcat e Armatosura gjermane për mbrojtjen e NATO-s

Si stërviten Forcat e Armatosura gjermane për mbrojtjen e NATO-s

Nga viti 2023, një brigadë e Bundeswehr-it do të drejtojë trupat tokësore të atij që njihet si fronti i NATO-s. Lufta e agresionit rus në Ukrainë befas i bën manovrat reale.

Urdhri është “goditje zjarri në grup”. Disa kilometra larg, toka e Lüneburger Heide copëtohet nga shpërthime të fuqishme. 2000 obusa të blinduar e fokusojnë zjarrin e tyre në një objektiv.

Batalioni 345 i Stërvitjes së Artilerisë nga Idar-Oberstein stërvitet në sheshin e stërvitjes ushtarake në Munster me municion luftarak për të luajtur rolin e frontit të forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s. Lufta e agresionit në Ukrainë befas e bën këtë ushtrim real.


“Në fakt, gjithmonë duhet pak kohë derisa të gjithë të vijnë mendërisht në manovër,” thotë komandanti i Brigadës së 37-të të Blinduar, gjeneral brigada Alexander Krone, për manovrën.

“Por kjo nuk mund të pohohet për tani: serioziteti, profesionalizmi, emocioni – të gjitha këto tani janë natyrisht të pranishme menjëherë.” Njësia e tij përbën formacionin kryesor të forcave tokësore të trupës së ndërhyrjes së NATO-s.

Në pjesën e pasme, pas artilerisë, patrullojnë një grup ushtarësh. Papritur dëgjohen të shtëna. “Dora ime, dora ime”, bërtet pandërprerë një ushtar. Një frakturë e hapur, me gjak. Një ushtar që bërtet në pyll mban krahun e tij të copëtuar. Është vetëm një ushtrim dhe megjithatë stresi është në kulmin e tij për ekipin sanitar të ndërhyrjes. “Unë nuk kam më shumë frikë apo më shumë shqetësim se zakonisht. Është puna ime. Prandaj u bëra ushtare,” thotë thatë ndihmësmjekja Franziska Scholz. Por për shokun e saj, Mike Reedy, nuk është gjithçka si zakonisht: “Unë ende mendoj se ne i qasemi ndryshe një ushtrimi të tillë – sepse gjithçka është bërë më e prekshme, në media”.

Nga viti 2023, njësitë e frontit të trupës së ndërhyrjes së NATO-s duhet të jenë gati për të ndërhyrë brenda e shumta tre ditësh, për të arritur në çdo vend të misionit. “VJTF” është emri zyrtar: Very High Readiness Joint Task Force (Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë shumë të Lartë”. NATO e krijoi atë në vitin 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë, për frikësim. Gjithsej 7,500 ushtarë nga nëntë vende po stërviten për këtë qëllim në Munster deri më 20 maj. Për trupën e reagimit të shpejtë të NATO-s, Forcat e Armatosura gjermane, Bundeswehr-i madje vë në dispozicion nga viti 2022 deri në 2024 më shumë se 16.000 ushtarë.

Përvojë e kufizuar në materiale dhe logjistikë

Në parim, pajisjet e brigadës gjermane VJTF duhet të vijnë nga radhët e saj. Por në realitet, njësia e NATO-s duhet të furnizohet me pajisje nga i gjithë Bundeswehri. Lufta në Ukrainë duket se po i përshpejton gjërat: “Ka më shumë mbështetje, kjo është e qartë,” thotë komandanti Stern. “Po të na duhet diçka këtu apo atje për ushtrime apo të kemi një kërkesë, tani kemi mbështetje për gjithçka”.

Pas goditjes së parë, obusët e blinduar 2000 ndryshuan pozicionin për të mos u shënjestruar vetë. Ky sistemi i armëve është aktualisht në qendër të debateve: Gjermania dëshiron t’i dorëzojë Ukrainës shtatë prej këtyre obuseve. Dhe në Idar-Oberstein, ushtarët ukrainas tani po trajnohen në përdorimin e tyre.

“Në ditët e para pas fillimit të luftës, shumë gjëra ishin të paqarta,” shpjegon komandanti i Batalionit të Stërvitjes 345 të Artilerisë, nënkoloneli Timo Kaufmann. “Shumë ushtarë tani më pyesin:do të shkojmë tani në krahun lindor të NATO-s apo gjithçka është si më parë?” Tani për tani, gjithçka mbetet si më parë. Ushtarë të tjerë të Forcave të Armatosura Gjermane janë aktualisht në krye të krahut lindor gjatë misionit të tyre në Lituani. /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë

Evropa
Pse Trump do të jetë më i fuqishëm në mandatin e dytë presidencial?

Pse Trump do të jetë më i fuqishëm në mandatin e dytë presidencial?

Amerika
Trump po has në 'probleme' me fqinjët, Meksika kundërshton politikën e emigrantëve

Trump po has në 'probleme' me fqinjët, Meksika kundërshton politikën e emigrantëve

Amerika
Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Izraeli nënshkruan një marrëveshje prej 5.2 miliardë dollarësh me Boeing për të blerë 25 aeroplanë luftarakë F-15

Azia
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, duart i ke të përgjakura

Serbia
Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Trump me fitoren në zgjedhje siguroi edhe imunitet presidencial - çka do të ndodh me akuzat e prokurorit Smith?

Amerika
Kalo në kategori