Kur bjellorusët dolën për të protestuar më 9 gusht për shkak të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, Marat Mikhail e dinte policia duhej të intervenonte menjëherë – një ngjarje e tillë kishte ndodhur më parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në muajin dhjetor të vitit 2010, kur presidenti Alexandar Lukashenko fitoi 80 për qind të votave, dhe akuzohej për manipulim të votave – shpërthyen protestat në kryeqytetin e Bjellorusisë, mirëpo u shtypën shpejt nga policia.
Kështu, ngjarjet e atij viti prekën thellë Mikhailin, i cili atëbotë ishte vetëm 16 vjeç.
Pas 10 viteve, si një i rritur, ai doli në rrugët e Minsk për të protestuar për rizgjdhjen e të pestës herë të Lukashenkos, pavarësisht edhe presionit nga policia.
Mikhail u arrestua, si dhe u rrah rëndë nga forcat e rendit, i njëjti u mbajt në paraburgim për disa ditë me radhë.
Mirëpo, dhuna nuk e ndaloi Mikhailin si dhe shumë të tjerë për të vazhduar protestat kundër Lukashenkos.
“Të afërmit e mi më kërkuan që të mos protestoja, mirëpo unë e dëshiroja të kundërtën, pavarësisht të gjithave”, tha ai për Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Më 16 gusht, 26 vjeçari iu bashkua 200 mijë protestuesve të cilët u mblodhën në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Presidentit, disa madje thonë se ka qenë protesta më e madhe ndonjëherë e opozitës në Bjellorusi.
Ndërkohë, përveç demonstruesve, edhe punonjësit e fabrikave e institucioneve të ndryshme njoftuan për greva, në solidaritet me protestuesit.
Kështu, disa prej anëtarëve të forcave të sigurisë njoftuan për dorëheqjet e tyre gjerësisht në mediet sociale.
Sfida e Lukashenkos
Duke marrë parasysh kundërshtimet e shumta kundër rizgjedhjes së tij, Lukashenko ka qëndruar i fortë.
Ai i ka refuzuar thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe në vend të kësaj ka propozuar të ndryshoj kushtetutën në mënyrë që të rishpërndahet fuqia ekzekutive.
Lukashenko iu është drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i kërkuar ndihmë, ndërsa kjo ka ngjallur frikën e ndërhyrjes së mundshme ushtarake ruse, sikurse në Ukrainë gjatë vitit 2014.
Mirëpo, sipas analistëve ajo që parashihet të ndodh më pas në Bjellorusi do të përcaktohet jo vetëm nga vendimet e marra në Moskë, por edhe nga rezistenca e protestuesve sikurse Mikhail, në mënyrë që të aktivizohet mobilizimi i tyre masiv në terren.
Pavarësisht se Lukashenko po kërkon ndihmë nga Kremlini, ai nuk qëndron edhe aq mirë me lidershipin rus.
Viteve të fundit, presidenti bjellorus ka reflektuar me disa qëndrime anti-ruse dhe anti-perëndimore, duke u përpjekur të shfrytëzoj tensionet ruse-BE, për t’ia siguruar vendit zbritjet e çmimit të naftës dhe gazit nga Moska.
Kështu, pasi e ndoqi këtë strategji, Lukashenko thuhet se e humbi paksa simpatinë e Putinit, raporton Al Jaazeera, përcjell Telegrafi.
Marrëdhëniet e lëkundura midis Bjellorisë dhe Rusisë
Në fillim të këtij viti, Moska njoftoi se Bjellorusia do të fillojë të paguajë me çmime globale për produktet e naftës ruse, pasi presidenti bjellorus nuk iu bashkua aleancës midis dy vendeve.
Në vitin 1999, Lukashenko kishte një marrëveshje me presidentin e atëhershëm rus, Boris Yeltsin, për krijimin e një bashkimi politik dhe ekonomik, ku të dy vendet do të kishin institucione të përbashkëta politike dhe ekonomike.
Në vitin 2010 kur ekonomika ruse u godit nga rënia e çmimeve të naftës si dhe nga sanksionet perëndimore, Kremlini e ndryshoi marrëveshjen midis dy palëve.
Si përgjigje, Lukashenko ndoqi marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, gjë që çoi në heqjen e sanksioneve të vendit nga BE-ja, shkruan mes tjerash Al Jazeera, transmeton Telegrafi.
Skenari ukrainas
Duke parë situatën aktuale dhe qëndrimet e Lukashenkos, një skenar i ngjashëm sikurse në Ukrainë, nuk parashihet që të ndodhë – ky skenar do të pasqyrohej me ndërhyrjen ushtarake ruse në Bjellorusi.
Anton Barbashin një studiues nga Këshilli Atlantik thotë se megjithëse Kremlini nuk do të ta përkrahte si ide ndërhyrjen, vendit do t’i kushtonte secili veprim ushtarak.
Derisa Bjellorusia hyn brenda sferës ruse për sa i përket ndikimit, vendi nuk posedon bazë të madhe ushtarake ruse, ndryshe nga Gadishulli i Krimesë në Ukrainë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Sipas mendimit të Barbashin, një “skenar armen”, ka më shumë gjasa të ndodhë se sa skenari tjetër ukrainas.
Në vitin 2017, një lëvizje protestuese mbarëkombëtare rrëzoi kryeminsitrin armen Serzh Sargsyan, pasi u përpoq të mbetej në pushtet pavarësisht premtimeve të mëparshme për dorëheqje.
Frika nga ndjekja penale
Megjithëse ndërhyrja ushtarake nga Rusia mbetet e pamundur, as dorëheqja e Lukashenkos nuk pritet të ndodhë, tani për tani.
Sipas Aleksey Bratchokin, një historian dhe pedagog në Kolegjin Evropian të Arteve Liberale në Bjellorusi, ajo që po e bën më të vështirë daljen e tij, është frika e tij nga ndjekja penale.
Gjatë sundimit të tij raportohet se janë kryer shumë krime të cilat mund të çojnë në hetime penale, përfshirë edhe ‘zhdukjen’ e një numri politikanësh, binesmenësh dhe gazetarë, të cilit kishin qenë kritikë ndaj qeverisjes së tij.
“Ka shumë pretendime kundër Lukashenkos nga grupe të ndryshme politike. Ai nuk është një president i cili do të pensionohej në mënyrë paqësore”, tha Bratochkin.
Duke marrë parasysh që protestat si dhe presioni i qytetarëve është rritur që nga rezultetet e 9 gushtit, themelet e sundimit të Lukashenkos duken ende të paprekura, shkruan Al Jaazeera, përcjell Telegrafi.
Derisa ka pasur dorëheqje midis zyrtarëve të rangut të ulët si dhe të anëtarëve të forcave të sigurisë, një veprime i tillë nga ka ndodhur asnjëherë elita police, potencon Bratochkin.
Lukashenko nuk i ka pranuar negociatat me Svetlana Tikhanovskaya, pasi e quajti formimin e komitetit të kordinimit si një përpjekje për kapjen e pushtetit, si dhe kërcënoi anëtarët e komiteti me aksion juridik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova