Pas lajmit se mungesa e maskës në ambiente të mbyllura do të dënohet me gjobë, është koha për ta marrë më seriozisht vendosjen e saj
Janë disa gjëra që duhet të dini kur vendosni maskën, përndryshe nuk ka efekt.
Pikë së pari, vendosni se çfarë maske dëshironi. Mund të përdorni maskat me një përdorim, ato prej cope që mund të ripërdoren nëse lahen me detergjente apo edhe një shall nëse e vendosni si duhet.
Maskat prej cope, që mund të përdoren disa herë, janë ndër më të përhapurat, pasi janë edhe më ekonomiket.
Si fillim, po u përgjigjemi disa pyetjeve:
1. A mund ta heq maskën për të folur?
Jo, nuk mundeni. Virusi përhapet kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë, por edhe kur flasin. “Pikëzat” që lëshohen më pas, mund të bien në sipërfaqe.
2. Si ta mbaj maskën, nëse kam syze optike?
Kombinimi i maskës dhe syzeve optike mund të jetë një nga bezditë më të mëdha të verës. Për të evituar avullin e krijuar tek syzet:
– Vendosni maskën në fillim, më pas syzet.
– Vendosni një pecetë poshtë maskës dhe mbështilleni atë me pjesën e sipërme të maskës.
3. Po ata me probleme mjekësore?
Mbajtja e maskave mund të jetë pak e vështirë për ju, nëse keni probleme apo vështirësi në frymëmarrje. Gjithsesi, këshillohet të provohen disa lloje maskash, pasi mbase mund të gjeni atë që ju përshtatet.
Si nuk duhet ta mbani maskën:
– Mos e mbani maskën në zonën e mjekrës.
– Gjeni maskën që ju përshtatet, jo aq e madhe sa t’ju bjerë dhe jo aq e vogël sa t’ju bezdisë.
– Mos e prekni pjesën e përparme të maskës.
– Mos i jepni dikujt maskën që keni përdorur ju.
– Mos përdorni një maskë me një përdorim më shumë së një herë dhe lani rregullisht maskat disa-përdorimëshe.
Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Përpara se të vendosni maskën, sigurohuni që të lani duart.
Burimi: BBC
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker