Sizmologu Shemsi Mustafa në një shkrim për Telegrafin bën të ditur se nuk ka ende pajisje për parashikimin e saktë të tërmeteve, por siç thotë ai rreziku sizmik përcaktohet në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe disa faktorë, si tektonik, gjeologjik si dhe topografik, të studiuara dhe të llogaritura në përpilimin e hartave të rrezikut sizmik.
Mustafa thekson se zonat me rrezikun më të lartë në Kosovë për tërmet janë Peja, Istogu, Ferizaj, Vitia, Gjilan, Prizren e Gjakovë, ndërkaq bëri të ditur se tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosovë është tërmeti i vitit 1921.
Siç tha ai, ky tërmet ishte shkaktuar në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitudë prej 6.1 në shkallën Rihter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Merkali.
Sizmologu Shemsi Mustafa në një deklaratë për Telegrafin tha se Kosova gjeografikisht është në zonën e kontaktit së dy pllakave të mëdha tektonike, në njërën anë të Afrikës që shtyn Euro-Azinë dhe qëndron në themel të saj.
“Për këto arsye, vendet në zonën mesdhetare i përkasin vendeve me rrezik të lartë sizmik duke përfshirë edhe zonat përreth”, theksoi ai.
Sipas tij, ende nuk ka pajisje për parashikimin e tërmeteve të saktë për kohën, lokacionin dhe madhësinë.
“Karakteristikat themelore të rrezikut sizmik përcaktohen në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe ato tërmete jashtë territorit të Kosovës, të cilat kanë efekte të konsiderueshme në territorin tonë.
Në përgjithësi nuk ekziston asnjë rregull i tërmeteve si peridotitet, por vetëm për sa i përket probabilitetit të ndodhjes së ngjarjeve në një vend të caktuar, bazuar në katalogun e tërmeteve dhe disa faktor, si tektonik, gjeologjik si dhe topografik, të studiuara dhe të llogaritura në përpilimin e hartave të rrezikut sizmik”, ka thënë Mustafa.

Tutje ai tregoi se zonat me rrezikun më të lartë në Kosovë janë Peja, Istogu, Ferizaj, Vitia, Gjilan, Prizren e Gjakovë.
“Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë; zona sizmogjene Pejë-Istog, ZS Ferizaj-Viti-Gjilan, ZS Kopaonik, ZS Prizren-Gjakovë, këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitudë maksimale 6.5 shkallë të Rihterit, kurse zonat me rrezik më të ulët, ZS Drenicë, ZS Prishtinë-Mitrovicë, këto janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitudë maksimale 6.1 shkallë të Rihterit”, tha Mustafa.
Sizmologu theksoi se përpara ndërtimit të një objekti është e domosdoshme që të ketë studim gjeologo-inxhinierik, për të parë në çfarë trualli do të ndërtohet.
“Mbi këtë bëhet studimi inxhinierik-sizmologjik që jep parametrat që duhen marrë parasysh në projektimin antisizmik dhe pastaj zbatimi i këtyre studimeve. Pra, janë shumë hallka që duhen kaluar deri në fillimin konkret të ndërtimeve të gjitha këto hallka, në vendet e ndryshme të botës janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, potencoi sizmologu.
Ai tutje theksoi se ndërtimi duhet të jetë i projektuar dhe i kryer në atë mënyrë që gjatë përdorimit nuk do të vijë të çrregullimi i rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike.
“Shkalla për realizimin e rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike nga realizuesi gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit të tërë sistemit konstruktiv të ndërtimit.
Realizimi sipas këtyre parametrave do të ndikojë drejtpërdrejtë në tri aspekte: sigurimin e jetës së shfrytëzuesve, zvogëlimin e mundësisë së humbjes së funksionit të strukturave pas tërmetit, pra struktura pas tërmetit që është e përdorshme”, u shpreh Mustafa.

Sa i përket ndërtimeve se sa i përballojnë tërmetet e pritshme referuar hartës së rrezikut sizmik, Mustafa tha se fillimisht duhet t’i ketë të dhënat se si janë projektuar dhe me çfarë standardi janë projektuar dhe ndërtuar.
“Nuk është kompetencë e SHGJK-së të prononcohet, sepse nuk jemi institucion që pajisim me leje ndërtimore dhe nuk menaxhojmë ekzekutimin e ndërtimeve të objekteve sipas projektit, kjo varet se sa janë”.
E, sa i përket tërmeteve në Turqi, Mustafa theksoi se numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë bazuar në gradën e shkatërrimeve dhe energjinë e liruar nga ky tërmet.
“Më 6 shkurt 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore pranë kufirit verior të Sirisë. Tërmeti u pasua me 21 pasgoditje me magnitudë 5.0- 7.6 Sh. Rihter. Janë mijëra viktima për shkak të magnitudës 7.8 shkallë të Rihtert, numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë bazuar në gradën e shkatërrimeve dhe energjinë e liruar nga ky tërmet me përmasa të tilla duke krijuar një formë zinxhirore thyerje të mëdha dhe mikro-çarjet që mund të rezultojnë edhe me rrëshqitje në zonat me topografi të theksuar.
Tërmeti në fjalë ishte ndër goditjet më të fuqishme në historikun e ngjarjeve sizmike për zonën në fjalë, tërmeti me i fuqishëm deri më tani ishte tërmeti në Izmir në vitin 1999 me magnitudë 7.6 shkallë të Rihteri”.
Por, çka janë tërmetet sipas shkencës?
Sizmologu Mustafa shpjegon se si ndodhin tërmetet.
Ai thotë se akumulimi i energjisë për një periudhë të gjatë, ku në brendinë e tokës manteli i jashtëm vepron si rrymim konveksional dhe nga temperaturat e larta krijohet një presion për çlirimin e një sasie të energjisë dhe për pak sekonda lëvizin pllakat tektonike në të gjitha drejtimet, duke krijuar dridhje bazuar në sasinë e energjisë së çliruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës