LAJMI I FUNDIT:

Si ka ndryshuar gjendja me COVID-19 në Kinë?

Si ka ndryshuar gjendja me COVID-19 në Kinë?

Gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli COVID-19 si një pandemi globale, Kina duket se e ka tejkaluar.

Kanë kaluar 26 ditë që kur kishte një rast me coronavirus gjersa qeveria pohon se njerëzit nuk kanë nevojë të marrin ndonjë masë paraprake shtesë përpara një prej migrimeve më të mëdha vjetore të vendit muajin tjetër: Java e Artë. Kjo është një festë vjetore gjatë një jave që fillon më 1 tetor, raporton BBC.

Kjo është hera e parë që kinezëve u thuhet se mund të udhëtojnë të sigurt kudo në vend. Por ka ende frikë, duke qenë se rastet u bënë të përhapura pas Vitit të Ri Kinez në Janar – e vetmja periudhë tjetër e zgjatur e migrimit masiv, transmeton Telegrafi.


Kur pandemia u njoftua në muajin mars, Kina – aty ku filloi shpërthimi – ishte në pikën më kritike. Që atëherë, shumë njerëz kanë qenë të sigurt se një valë e dytë mund të shmanget.

Në gjashtë muajt e fundit, ka pasur rreth 4,300 raste të konfirmuara me COVID-19 brenda 1.4 miliardë popullsisë së vendit.

Kinezja padit qeverinë e saj, babai i ndërroi jetë nga COVID-19 - ajo beson se zyrtarët fshehën disa fakte
Lexo po ashtu Kinezja padit qeverinë e saj, babai i ndërroi jetë nga COVID-19 - ajo beson se zyrtarët fshehën disa fakte

Këto ishin në qytete të mëdha, duke përfshirë Pekinin, qytetin Dalian në verilindje të Liaoning dhe Urumqi në veriperëndim të Xinjiang. Qeveritë lokale prezantuan bllokime të shpejta sapo u zbulua një rast i vetëm, dhe testimi në mbarë qytetin për transportuesit simptomatik dhe asimptomatik duket se ka ndihmuar në vënien nën kontroll të këtyre shpërthimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori