Këshilli i FIFA-s ka votuar unanimisht propozimin për rritjen e numrit të kombëtareve në botërorit e 2026.
Prej këtij viti do të shtohet numri i kombëtareve në 48 sosh.
Kujtojmë se deri më tani të drejt pjesëmarrëse kanë pasur vetëm 32 kombëtare.
Por, kjo nuk është hera e parë që është zgjeruar botërori për kombëtaret.
Uruguai 1930 (13 ekipe – 18 ndeshje) – Nuk kishte fazë kualifikuese për Botërorin e parë. FIFA ftoi çdo anëtare të saj të merrte pjesë. Por vetëm 4 vende europiane ndërmorën udhëtimin e gjatë në det drejt Amerikës së Jugut. Formati ishte me 4 grupe. Njëri përbëhej nga 4 skuadra, ndërsa pjesa tjetër me tre. Fituesit e grupeve kualifikoheshin direkt në gjysmëfinale.
Itali 1934 (16 ekipe – 17 ndeshje) – Nga 36 ekipe mbetën 16 në kualifikuese, por kampionët në fuqi të Uruguait refuzuan të merrnin pjesë. U hoq faza e grupeve dhe u përdor menjëherë formati me eliminim direkt. Botërori u 1938-ën ruajti të njëjtin format edhe pse morën pjesë vetëm 15 ekipe, pasi Austria u shpërbë përpara turneut pas aneksimit të vendit nga Gjermania.
Brazil 1950 (13 ekipe – 22 ndeshje) – Një tjetër turne me 16 skuadra u planifikuara, por disa tërheqje bënë që në fund të mbeteshin 13. U rikthye faza e grupeve dhe kuarteti i ekipeve të kualifikuara u ndesh në një tjetër fazë grupesh. Ky është i vetmi Botëror kur nuk pati një finale të vërtetë, edhe pse ndeshja e fundit mes Brazilit dhe Uruguait vendosi titullin.
Zvicër 1954 (16 ekipe – 26 ndeshje) – Katër skuadra për grup, me dy të parat që kualifikoheshin në fazën me eliminim direkt. Por në vend të formatit me kryqëzim në grupe, secila nga skuadrat luajti vetëm dy ndeshje në atë fazë me kohën shtesë në ndeshjet që përfunduan në barazim. Formati ndryshoi në 1958-ën, ku u prezantuan tri ndeshje në grup dhe u hoq koha shtesë deri në fazën me eliminim direkt. Ky sistem qëndroi në fuqi deri në 1974.
Gjermani Perëndimore 1974 (16 ekipe – 38 ndeshje) – Pjesa e parë qëndroi e pandryshuar, por fazat me eliminim direkt u zëvendësuan me një tjetër fazë grupesh ku dy fituesit kualifikoheshin në finale. Edicioni 1978 respektoi të njëjtin format, me ndryshimin e vetëm që u prezantuan penalltitë në finale dhe “play-off”-i i vendit të tretë, edhe pse asnjë prej ndeshjeve nuk pati nevojë për goditjen e 11-metërshave.
Spanjë 1982 (24 ekipe – 52 ndeshje) – Rritja e parë e rëndësishme e numrit të pjesëmarrëseve. Faza e parë e grupit përbëhej nga 6 grupe me nga 4 ekipe, ndërsa faza pasardhëse ndryshonte në 4 grupe me nga 3 ekipe. Fituesit e secilit grup të fazës së dytë kualifikoheshin në gjysmëfinale, atje ku Gjermania Perëndimore mundi Francën dhe ishte finalja e parë që vendosej nga penalltitë.
Meksikë 1986 (24 ekipe – 52 ndeshje) – Faza e dytë e grupeve u kthye me eliminim direkt, me 4 të tretat më të mira që kualifikoheshin gjithashtu nga grupi. Ky format qëndroi deri në 12 vitet e ardhshme, edhe pse në 1994-ën kompeticioni prezantoi formatin e tri pikëve për fitore në vend të dy.
Francë 1998 (32 ekipe – 64 ndeshje) – Një format që do të qëndrojë në fuqi deri në “Katar 2022”. 8 grupe me nga 4 skuadra me dy të parat që kualifikohen në fazën me eliminim direkt. /panoramasport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët