LAJMI I FUNDIT:

Si është të jesh i moshuar në shoqëri të ndryshme

Si është të jesh i moshuar në shoqëri të ndryshme

Njerëzit e moshës 70-vjeçare dhe më të vjetër të cilët e identifikojnë veten si 'të vjetër' ndihen më keq për shëndetin e tyre në shoqëritë ku ata perceptojnë se kanë vlerë më të ulët se sa grupmoshat e reja.

Studimi i ri nga psikologët në Universitetin e Kentit, me titullin “Të jesh i vjetër dhe i sëmurë” nëpër vende të ndryshme: statusi social, identifikimi i moshës dhe shëndeti subjektiv i të moshuarve, ka përdorur të dhënat nga Anketa Sociale Evropiane.

Nga të anketuarit, të cilët ishin të moshës 70-vjeçare dhe më të moshuar, u kërkua që ta vetë-vlerësojnë shëndetin e tyre, transmeton Telegrafi.


Studiuesit zbuluan se ata që jetojnë në shoqëritë ku të moshuarit kanë status më të ulët kanë më shumë të ngjarë ta kenë një këndvështrim subjektiv negativ për shëndetin e tyre në qoftë se e identifikonin veten si ‘të vjetër’.

Megjithatë, identifikimi si një person i vjetër nuk ishte i lidhur me shëndetin subjektiv në shoqëritë ku të moshuarit kanë status më të lartë.

Rezultatet theksuan se në vendet ku mosha e vjetër është perceptuar si një status dukshëm i ulët, identifikimi me moshën e vjetër është i lidhur me shëndetin më të keq subjektiv.

Studimi mund të ketë implikime të mëdha për hartuesit e politikave në Evropë, ku ngritja e statusit të perceptuar social të njerëzve të moshuar do të ketë të ngjarë t’i reduktojë konotacionet negative që lidhen me moshën e vjetër, duke siguruar që identifikimi si “i vjetër” nuk do të ketë ndikim negativ në atë se sa të shëndetshëm ndihen njerëzit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori