Si e sheh Qeveria korrupsionin
Tash e sa vjet ndërkombëtarët po na bëjnë me dije që nuk ka dhe nuk do të ketë investime, as të jashtme e as të brendshme, që do të mundësonin që Kosova të zhvillohej ekonomikisht, në mënyrë që pastaj ajo të zhvillojë edhe kulturën e vet qytetare, në mënyrë që pastaj, pse jo, të mund të flasim edhe për identitetin tonë shtetëror.
Deri tek kjo, si shoqëri civile, nuk kemi çare pa u marr me raportet me sipërfaqësore të mundshme, por mjaft domethënëse, me Raportet e Auditimit që po dalin vit për vit. Gjuha administrative e këtyre raporteve është mjaft “e butë”, por duhet patur parasysh fakti që këto raporte janë, praktikisht, vetëm raporte të cilat synojnë pasqyrimin ose një fotografim të çastit të situatës në menaxhimin e disa prej shpenzimeve qeveritare dhe asgjë më shumë. Pra, këto raporte nuk janë shkresa ose dokumente me bazë ose me fuqi ligjore. Si të tilla, raportet i dorëzohen vetëm institucionit të audituar dhe këtu e kështu Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) e përfundon punën. Dhe e merr rrogën, mëditjet dhe trajnimet në fund të muajit. Nuk dua të tingëllojë si cinik, por po të mos ishin mediat, ne, publiku, as që do të kishim dëgjuar për këto raporte.
Megjithëkëtë, në raportet e auditimit duhet patur parasysh gjuha me të cilën cilësohet ose kualifikohet një proces administrues ose administrativ kur nuk është në përputhje me ligjin. Kjo gjuhë zakonisht shkruhet si “lëshim” ose “parregullsi”.
Nuk jam ndonjë filozof e as shkrimtar i madh, por të gjithë, pra edhe unë, tashmë e sa vjet jemi mbushur mend se korrupsioni dhe krimi i organizuar institucional shtrihet tek këto terme ose shprehje gjuhësore-administrative të përshkruara si në raportet e auditimit: “lëshime” dhe “parregullsi” gjatë përmbylljes së cilitdo proces administrativ, përfshirë por duke mos u kufizuar vetëm në prokurim.
Shoqëria civile në Kosovë është e vetëdijshme që këtu, në këto shprehje, shtrihet korrupsioni. Këtë e dinë edhe ndërkombëtarët, në këtë kuadër, edhe investuesit e jashtëm dhe të brendshëm (gjithmonë kam parasysh ata që nuk vijnë e investojnë në shpëlarje parash). Por, a e di Qeveria e Kosovës që këtu shtrihet korrupsioni dhe krimi i organizuar? Në fakt, tashti lind dilema administrative (jo filozofike) sepse këto raporte raportojnë administrimin brenda Qeverisë së Kosovës përfshirë edhe institucionet publike ku Qeveria e Kosovës i harxhon paratë, siç është, për shembull, Radio dhe televizioni i Kosovës (RTK).
Në kohën e qeverisjes LDK-AAK, përgjigja që zakonisht vinte ishte se këto “lëshime” dhe “parregullsi” do të ndreqeshin vitin e ardhshëm andaj as që duhet raportuar për to. Politikisht, këto “lëshime” dhe “parregullsi” e çuan LDK-AAK në shpërndarje dhe opozitë. Por, në aspektin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, asnjë person qeveritar ende nuk u arrestua sepse, në kuadrin administrativ, këto janë vetëm “lëshime” dhe “parregullsi” dhe për to as që mund të arrestohet dikush.
Përsëri, nuk jam ndonjë filozof e as shkrimtar i madh, por të gjithë, pra edhe unë, e dimë që këto “lëshime” dhe “parregullsi” janë shkelje e ligjit, janë shprehje prej nga po zhduken paratë, po zhduken tatimet tona. Pastaj, nga këto “lëshime” dhe “parregullsi” dikush ndërtoi dhe vazhdon të ndërtoj shtëpi e banesa, blej vetura, blej troje e ara, të shijoj detin e secilit shtet të mundshëm bregdetar, të bëhet i pasur, të bëjë biznese e çel biznese, e çka jo tjetër. Krejt këto për shkak të disa “lëshimeve” dhe “parregullsive” administrative.
Gjithashtu duhet theksuar se këto “lëshime” dhe “parregullsi” në administratë po punësojnë njerëz pa shkollë e pa përvojë, po punësojnë familjarë, po paguajnë njerëz nga vija buxhetore jashtë linjës për paga dhe mëditje, po i shëtisin disa nga punëtorët e administratës nëpër krejt botën bile edhe pa kontrata pune fare, po u sigurojnë trajnime dhe mëditje të majme njerëzve amatorë e të paaftë profesionalisht. Konkretisht, këto “lëshime” dhe “parregullsi” po e dështojnë edhe shtetin e Kosovës.
Në fakt, unë më s’kam asnjë koment!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker