Si dhe pse po shkatërrohen institucionet qeverisëse të Kosovës
Do të jetë goxha e vështirë (goxha sfidë) që me këto institucione shtetërore që i kemi, Kosova të bëjë progres për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian (BE). Nuk është vetëm puna e rrogave të ulëta e punonjësve shtetëror ajo që e vështirëson këtë proces dhe e bën gati të pamundur. Është edhe menaxhimi tyre, sidomos ai i brendshëm.
Duke shmangur për tash botëkuptimin politik që vjen si menaxhim i jashtëm, institucionet e Kosovës (secila ministri e agjenci qeveritare, kuvendet komunale dhe organet përcjellëse të tyre), nuk menaxhohen mirë në aspektin e tyre të organizmit të brendshëm, që do të rezultonte me produkt konkret dhe të mirëfilltë si e dalë e këtij organizmi. Pra, po flas për brendinë e tyre organizative. Ato nuk janë të organizuara mirë aspak. Mënyra e caktimit të drejtorëve, punësimi i personelit/punonjësve, lëvizjet nga pozita punuese në tjetrën ose promovimet, caktimi i nivelit të pagës, pastaj udhëtimet e numërta ndërkombëtare që nuk po sjellin rezultat, pra, përvojë e mësim praktik, si dhe disa të tjera, po dalin të jenë denigruese e shkatërruese për secilin institucion qeverisës të Kosovës.
Para se të fillojmë të flasim pak më konkretisht e më thjeshtë për situatën në fjalë, duhet të themi që ministrat aktualë që udhëheqin këto institucione, kanë e nuk kanë faj për këto probleme të brendshme organizative. Disa nga ta kanë arritur të përmirësojnë deri diku organizimin e brendshëm, e disa jo. Shumica e ministrave shmangin ballafaqimin me organizimin e brendshëm të ministrive e të agjencive të tyre sepse kanë frikë se “nuk do të dalin mirë” në media. Në anën tjetër, as mediet nuk e trajtojnë organizimin e brendshëm të institucioneve qeverisëse të Kosovës sepse edhe vet organizimi i tyre i brendshëm është mjaft i kompromentueshëm në aspektin profesional, pra, jo vetëm financiar.
Kështu, në parim dhe në përgjithësi, edhe me ardhjen e PDK-së në pushtet, shumë pak ka ndryshuar mënyra se si po punësohen punonjësit e ri nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës. Trendi dhjetëvjeçar po vazhdon, herë më shpejtë e herë më ngadalë. Mbi 90 përqind e punonjësve punësohen ose para shpalljes së konkursit ose shpallja e konkursit, pra kriteret për punësim çuditërisht u përgjigjen punonjësve të ri. Këtu, duket se ka një marrëveshje paraprake. Pastaj, caktimi i nivelit të rrogës dhe i përfitimeve të tjera anësore financiare dhe profesionale (sidomos udhëtimet ndërkombëtare dhe pagesat shtesë) po bëhen sipas tekave, sipas familjarizimit, sipas vijës politike ose sipas ndarjes së “hises”. Edhe avancimi ose promovimi në pozita punuese bëhet sipas sistemit të njëjtë. Po. Kjo tashmë qysh moti është kthyer në sistem.
E tash, këto dukuri po mundësojnë që njerëzit përkatës në profesionet e tyre, pra, sipas shkollimit dhe përvojës së punës, të mos arrijnë pozitën e tyre përkatëse të punës. Kjo ka bërë që mbi 90 përqind e njerëzve profesionistë të punojnë nëpër pozita e zanate të imponuara në mënyrë që të kenë, thjeshtë, një rrogë për mbijetesë. E, largimi ose mënjanimi i profesionistëve nga pozitat përkatëse punuese po sjell kokëdhimbje, stagnim dhe punë joprofesionale tek punonjësit që nuk po e njohin profesionin për të cilin po punësohen, e ata ose ato supozohet të punojnë dhe të paguhen nga buxheti i tatimpaguesve ose i qytetarëve të Kosovës.
Këtu, parimi është ashiqare: nëse caktohet një punonjës në pozitën që nuk e njeh, në punën që nuk e njeh dhe nuk di ta bëj, atëherë ai person (ose ajo) sjell kokëçarje, stagnim, por edhe mungesë të bashkëpunimit të ndërsjellë. Rrjedhimisht, kjo situatë sjell korrupsionin, jo vetëm financiar. E një pjesë e të punësuarve, që kanë rroga e përfitime anësore financiare dhe të tjera, janë në ato pozita pune për shkak të, po e përsërisë, vijës politike, familjarizmit, hises në përfitime financiare e profesionale, por edhe për shkak të spiunllëkut që këta, tashti “punonjës”, i ofrojnë drejtorit të tij ose të saj, e jo për shkak të kryerjes së punës, me profesionalizëm, me dinjitet dhe, ajo që është esenciale për një institucion, me bashkëpunim korrekt dhe të ndërsjellë. Tutje. Kjo situatë pastaj mundëson edhe manipulime të shumta nga ana e këtyre drejtorëve, edhe në raport me ministrin (si punëdhënës), por edhe në raport me mediet (publikun). Edhe një herë, mediet e Kosovës ende nuk po tregojnë gatishmëri të hulumtojnë organizimin e brendshëm të institucioneve qeverisëse të Kosovës sepse edhe vet nuk e kanë organizmin e tyre të brendshëm në nivel korrekt dhe profesional. Bile, bile, sidomos në këtë aspekt, ndoshta mediet mund të dalin më keq sesa institucionet e Kosovës.
Sido që të jetë, besoj që ka teori shkollore e praktika të mira pune, por edhe modele se si të ndërpritet ose të ndalet ky proces, pra kjo mënyrë e organizimit të punës së brendshme nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës. Dihet, kjo nuk është punë e lehtë, as medialisht e as publikisht, siç e thamë pak më lartë, sepse dukuria e tillë tashmë është kthyer në sistem. E tash, nëse e lufton sistemin, rrezikon të refuzohesh nga shoqëria. Ironi, apo jo.
Në këtë mes, edhe bashkësia ndërkombëtare (si tërësi) ka faj në ndërtimin e këtij sistemi, sepse shpesh, aktorët e kësaj bashkësie e kanë përdorur pa vend shprehjen “pavarësi nga politika”. Me këtë, kjo pavarësi është keqpërdorur nga njerëzit e lig, pa vullnet dhe pa kokërr patriotizmi për këtë vend e për këta njerëz. Këta njerëz të lig e të dobët moralisht, pastaj e kanë shfrytëzuar po atë bashkësi ndërkombëtare, përkatësisht, shprehjen “pavarësi nga politika” sa herë që veprimet e tyre kanë dalë të jenë korruptuese ose kompromentuese.
Sido që të jetë, për vete, besoj që Qeveria e Kosovës (nga kushdo që udhëhiqet) duhet t’i bëj ftesë publike shoqërisë civile të Kosovës (e tillë çfarë është), medieve (të tilla çfarë janë), por edhe individëve profesionistë dhe të vullnetshëm, që të ndihmojnë në shkapërderdhjen e këtij sistemi. Besoj që pjesëmarrja e aktorëve jashtë-institucionalë në këtë luftë do të sjell përfitime të gjithanshme qytetare.
Praktikisht, jeta e secilit prej nesh, e secilit qytetar të Kosovës, është në duart e institucioneve dhe agjencive qeveritare të Kosovës. Ne varemi drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga vendimet e tyre. E vendimet e tyre (sidomos të ministrave) shpesh po vijnë si rezultat i punës me cilësi të ulët që po ndodhë ose që po kryhet në vet brendinë e institucionit përkatës qeveritar, plus e cila shpesh di të jetë hutuese. E kjo cilësi e ulët dhe huti shpesh po çon në komprementimin e institucionit, humbjen e kredibilitetit në sytë e qytetarit, por edhe në de-legjitimimin dhe dëmtimin e imazhit të partisë politike, të vet ministrit, parlamentarit, kryeparlamentarit, kryeministrit, të presidentit dhe të krejt shoqërisë së Kosovës.
Si person i fushës së komunikimit publik e kam shkel pak rregullin duke e bërë titullin e këtij shkrimi me qëllim konstatues. Kjo, ashiqare për të tërhequr vëmendjen e publikut, të shoqërisë civile, të medieve (nuk ke nga të ikësh prej tyre), por edhe të vet krerëve të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker