LAJMI I FUNDIT:

“Shumë e zgjuar për tu burgosur”: Goditi me thikë të dashurin, studentja lihet e lirë (Foto)

“Shumë e zgjuar për tu burgosur”: Goditi me thikë të dashurin, studentja lihet e lirë (Foto)
Lavinia Woodward, 24, arriving at Oxford Crown Court where she is due to be sentenced for stabbing her boyfriend with a bread knife at Christ Church College. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Monday September 25, 2017. See PA story COURTS Woodward. Photo credit should read: Andrew Matthews/PA Wire

Një studente nga Britania e Madhe i ka shpëtuar dënimit me burg, sepse sipas asaj që kanë vlerësuar autoritetet ajo ishte “shumë e zgjuar për tu burgosur”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Lavinia Woodward e cila kishte qëlluar me thikë në këmbë të dashurin e saj, pas një zënke ndërmjet tyre në shtator të vitit 2016.


Lavinia Woodward, 24 vjeçe, që ka aspirata të jetë një kirurge e zemrës, e ka sulmuar partnerin e saj, në akomodimin e saj universitar në “Christ Church College”.

Dhe një vendim të tillë, gjykata thuhet se e ka marrë duke u bazuar në disa rrethana:

E para, ajo nuk kishte pasur ndonjë rast të mëhershëm të dënimit. Më pas është thënë se ajo ishte penduar për veprimin e bërë si dhe për arsyen se ajo është shumë inteligjente, dhe burgu do të mund të dëmtojë përgjithmonë të ardhmen e saj.

Gjykatësi më pas kishte vazhduar: “Së katërti, siç e bëjnë të qartë raportet nga ekspertët, ju vuani nga një çrregullim emocionalisht i paqëndrueshëm i personalitetit, një çrregullim i rëndë i të ushqyerit dhe varësia nga droga e alkooli”. /Telegrafi/