LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e vitit të ri shkollor, Nagavci thotë se të hënën është mbledhja e Task Forcës

Shtyrja e vitit të ri shkollor, Nagavci thotë se të hënën është mbledhja e Task Forcës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se të hënën e javës së ardhshme do të ketë mbledhje Task Forca në nivel të Ministrisë së Arsimit për të diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja Nagavci në konferencën e thirrur për media tha se ka qenë rekomandim i IKSHPK-së që të shtyhet viti i ri shkollor.

“Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollor të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë filluar aktivitet me fëmijë. Zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar dhe këto ditë do të kompensohen edhe në koordinim me Task Forcën”, tha ajo.


Konferenca e Qeverisë, pritet të bëhet publik vendimi për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër
Lexo po ashtu Konferenca e Qeverisë, pritet të bëhet publik vendimi për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër

Në konferencën për media, ministrja Nagvaci së bashku me kryeministrin Kurti njoftuan se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori