Ekstradimi i Haradinajt do të ishte një sensacion, shkruan ndër të tjera gazeta zvicerane “NZZ”. Politikanin kosovar Haradinaj e ndjek sërish hija e së shkuarës, e titullon artikullin gazeta gjermane TAZ.
Duke analizuar rrethanat e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe reagimet që ka ngjallur arrestimi i tij në opinion, analisti i “Neue Zürcher Zeitung” pasi bën një përshkrim të figurës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, ndalet edhe në zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur u themelua kjo parti nga Ramush Haradinaj.
“Në vitin 2000 ai themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke u bërë kështu një konkurrent i Hashim Thaçit. Diplomatët perëndimorë politikanin e sapo formësuar e morën në mbrojtje. Ata e lëvdonin atë si të aftë për të mësuar dhe bashkëpunues dhe vlerësonin respektin, që ai tregonte ndaj tyre. Por që ky raport paternalist nuk i përgjigjej aspak raporteve reale të pushtetit, ata e kuptuan në vitin 2004. Shumë kosovarë asokohe ishin të zhgënjyer që pavarësia nuk po avanconte dhe indinjoheshin që ‘ndërkombëtarët’ donin të diskutonin për statusin e vendit pasi të përmbusheshin ‘standardet’ e kërkuara prej tyre. Kësisoj shpërtheu një pogromë gjysmë spontane dhe gjysmë e orkestruar. Kryesisht kjo revoltë drejtohej kundër minoriteteve por edhe kundër pranisë ndërkombëtare. Në këtë çast u bë e qartë, se pushteti në Kosovë nuk ishte në duart e ‘bashkësisë ndërkombëtare’, por në duart e ish-warlords, që në çdo kohë mund të nxisnin një gjendje të jashtëzakonshme. Ramush Haradinaj ishte përfaqësuesi më prominent i këtij grupi. Shefi i Misionit të OKB-së, UNMIK, Sören Jessen-Petersen, për këtë arsye u afrua me të. Kësisoj u zhvillua një aleancë nga halli në formën e një miqësie burrash. ‘Ndërkombëtarët’ gjithnjë e më shumë u angazhuan për agjendën e pavarësisë të elitës vendase, ndaj vullnetit të së cilës ato ishin të varura, për ta mbajtur në stabilitet protektoratin. Kur Haradinaj në mars 2005 u akuzua nga Tribunali për Krimet e Luftës, Jessen-Petersen e cilësoi atë si mik dhe e mbështeti. Kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, më vonë akuzonte, se atë nuk e kishin mbështetur as UNMIK-u dhe as NATO-ja”!
Duke komentuar procesin ndaj Haradinatj në Hagë, më tej në artikullin e ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruhet: “Sado të dyshimta të jenë rrethanat që e shoqëruan këtë proces, po aq i qartë është juridikisht lirimi nga akuza i Haradinajt. Ndaj janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike. Gjatë arrestimit të tij të fundit në Slloveni më 2015 autoritetet e liruan atë pas pak ditësh për shkak të imunitetit që gëzonte. Një vendim ndryshe i francezëve do të ishte një sensacion”.
Sërish politikanin kosovar Haradinaj e ndjek hija e së shkuarës, e titullon artikullin gazeta gjermane “Tageszeitung” (TAZ). Në Francë dhoma e prokurorisë së gjykatës së apelit duhet të vendosë, se si do të vazhdojë çështja e ish-kryeministrit të Kosovës, shkruan kjo gazetë duke nënvizuar: “Kjo çështje e diskutueshme edhe në aspektin diplomatik, sikurse iu bë e ditur gazetës TAZ në Colmar, do të gjykohet javën e ardhëshme nga drejtësia franceze. Gjatë shqyrtimit duhet të merren shumë aspekte në konsideratë. Pikërisht çështja, nëse formalisht dhe në aspektin përmbajtjesor urdhër-arresti i Serbisë i vitit 2004 duhet pranuar. Serbia do t’i hapë proces Haradinajt për krime lufte. Ai akuzohet, se njësia e drejtuar prej tij “shqiponja e zezë”, gjatë luftës për pavarësi ka torturuar e vrarë disa duzina civilë serbë në rajonin e Deçanit. Haradinaj në vitin 2008 u lirua nga Tribunali për Krime Lufte në të 37 pikat e akuzës për mungesë provash. Tani drejtësia franceze duhet të provojë, nëse në kërkesën për ekstradim ndaj tij ngrihen të njëjtat akuza. Po ashtu motivet politike nuk do të ishin të lejushme për ekstradimin. Por pavarësisht gjykimit lidhur me arrestin Haradinaj brenda 24 orëve duhet të paraqitet tek një gjykatës. Ky i fundi ka mundësi që ta mbajë atë në arrest deri në marrjen e një vendimi për lëndën ose ta lirojë atë me kusht. Por atij edhe mund t’i tërhiqet pasaporta diplomatike dhe të detyrohet, që deri në hapjen e procesit të mbahet nën kontroll policor në Colmar”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare