LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet zgjedhja e prorektorëve të UP-së

Shtyhet zgjedhja e prorektorëve të UP-së

Mbledhja e sotme e senatit të Universitetit të Prishtinës në të cilën ishte paralajmëruar të kommpletohej udhëheqja e re e këtij institucioni, u shty, pa u caktuar data e re mbajtjes së saj.

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, theksoi se duhet të bisedohet paraprakisht me drejtuesit e të gjitha fakulteteve në mënyrë që të realizohet programi i tij, që synon përmirësimin e gjendjes në Universitetin e Prishtinës.

Rektori Rugova nuk pranoi të ketë pasur presione politike në zgjedhjen e tij si dhe në zgjedhjen e prorektorëve të rinj.

Ai tha se procesi i zgjedhjes së tre prorektorëve do të bëhet në afatin më të shpejtë të mundshëm, por pa kumtuar ndonjë datë të caktuar, edhe pse më herët kishte deklaruar se do të kompletojë stafin e tij në një afat prej 10 ditësh. /rtv21/