LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Shtyhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka mundur të votohet në Kuvendin e Kosovës për shkak të kuorumit, ndërsa është shtyrë për një seancë tjetër.

Kjo pasi deputetët nuk votuan për amendamentet e propozuara nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kuorumi s’u bë “sepse një deputet i mazhorancës qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e projektligjit” – bëhej fjalë për deputetin Eman Rrahmani.


Konjufca shtoi se kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër, kurdo që vendos Kryesia.

Pas katër tentimeve, ky projektligj është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës në tetor të vitit të kaluar.

Ky projektligj ka nxitur debat në vend që kur u prezantua për herë të parë para deputetëve. Disa deputetë të pushtetit patën dalë kundër e duke nxitur edhe reagime të organizatave joqeveritare.

Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.

Ishte tentuar të miratohej tre herë të tjera, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori