LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet interpelanca e Haradinajt për rastin Dehari

Shtyhet interpelanca e Haradinajt për rastin Dehari

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me kërkesën e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta tërhequr interpelancën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Me vota unanime, është miratuar mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për ta shtyrë për një seancë tjetër interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin Dehari.

Interpelanca është shtyrë me kërkesë të VV-së pasi sipas tyre interpelanca nuk ishte në përputhje me procedurat e kuvendit. /Telegrafi/