LAJMI I FUNDIT:

Shtimi i investimeve në bujqësi përballon krizën e ushqimeve

Shtimi i investimeve në bujqësi përballon krizën e ushqimeve

Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit të Ekonomisë Globale të OKB-së, Hong Pingfan ka vlerësuar se shtimi i investimit dhe i ndihmës për bujqësinë është një nga mënyrat më të rëndësishme për të përballuar krizën e ushqimeve në botë.

Sipas tij, çmimi ndërkombëtar i naftës bruto po ngrihet vazhdimisht, ndërkohë që vendet e zhvilluara me burime të pasura bujqësore, tërë forcat i kanë orientuar në zhvillimin e biokarburanitit.

"Kjo shkakton drejtpërdrejt rënien e burimeve ushqimore".

Pingfan po ashtu ka thënë se një sërë konfliktesh politike dhe fatkeqësitë natyrore janë shkaqet për korrje të ulëta të drithrave në disa rajone. /Telegrafi/