LAJMI I FUNDIT:

Shteti dhe të drejtat e njeriut

Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme dhe universale. Kjo do të thotë se brenda shtetit ligjor dhe demokratik të drejtat e njeriut duhet të respektohen për të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie, ngjyre, seksi, vendi, feje, pasurie, qytetar i arsimuar, akademik apo jo i arsimuar, të gjithë duhet t’i gëzojnë të drejtat njerëzore në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë lloj diskriminimi qytetar, të cilët jetojnë brenda juridiksionit të shtetit, ky është parim i së drejtës penale.

Ky është edhe parim me karakter ndërkombëtar, të cilin parim shumë shtete e kanë ratifikuar për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore. Të drejtat e njeriut duhet të mbështeten në vlerat e dinjitetit, lirisë individuale dhe kolektive, në të drejtat politike, ekonomike, sociale, barazisë para drejtësisë, e drejta e shprehjes së lirë të mendimeve, e drejta organizmit për tubime për shprehje të pakënaqësive qytetare… Këto janë disa nga parimet të cilat drejtojnë jetën e secilit qytetarë. Të drejtat e njeriut duhet të jenë konkrete, dhe bazike për secilin shtet.


Të drejtat e njeriut në të njëjtën kohë i shërbejnë edhe përcaktimit të veprimeve që bien ndesh me natyrën njerëzore, dhe ligjet që aplikohen brenda shtetit. Nga kjo pikëpamje, dhe nga syri qytetarë vërejmë se çdo individi i takon të ndërmarrë veprime për të dënuar, në çfarëdo forme, ligjore qoftë edhe moralisht, shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse shkelja e të drejtave të një individi cenon shoqërinë njerëzore në të cilën ai bën pjesë. Çdo qenie njerëzore brenda shteti duhet t’i krijohen kushtet për të qenë subjekt aktiv para ligjit, sepse çdo qenie njerëzore duhet të merr pjesë pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në hartimin e ligjeve, dhe informimin për ligjet të cilat ligje prekin drejtpërdrejtë interesin qytetar sidomos në debate publike që organizohen nga institucionet përgjegjëse, duke u bërë krijuese, dhe në të njëjtën kohë përgjegjëse dhe bartëse e të drejtave.

Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Asnjë e drejtë ose grup të drejtash nuk mund të vlerësohet më e rëndësishme se tjetra. Të drejtat e njeriut janë të garantuara qartë edhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila deklaratë i kushton rëndësi të drejtave civile politike, ekonomike, po ashtu shoqërore dhe kulturore. Askush nuk ka të drejtë të vendosë që disa të drejta janë më të rëndësishme se të tjerat, të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Njeriu ka të drejtë për një proces të drejtë gjyqësor, dhe të pa anshëm politikisht dhe ligjërisht, pra çdo qytetar duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe për respektim të ligjit. Shteti demokratik cili siguron të drejtat e njeriut si obligim ligjorë po ashtu ka të drejtën e kërkimit nga qytetarët për respektim të atyre të drejtave që burojnë nga shteti dhe të mos lejojnë të nëpërkëmbet demokracia nga rrethe të ndryshme apo grupe vicioze të cilat në shumë raste shohim se kanë një synim dhe ai synim është mosrespketimi i demokracisë, por kalimi në autokraci. Andaj kur qytetarët brenda shtetit demokratik kërkojnë respektim të drejtave të tyre natyrisht, në të njëjtën kohë duhet t’i njohin edhe vetes përgjegjësinë për të respektuar ligjin para shtetit.

(Autori është bachelor i Filozofisë dhe i Drejtësisë, si dhe Ma.Sc. i Shkencave Juridike Penale)