WHO: Shtetet të investojnë në trajtimin e depresionit për të ulur numrin e vetëvrasjeve

Është absurde të mendojmë se pavarësisht sa të përhapura janë bërë problemet e shëndetit mendor dhe sa shumë ndikojnë në përditshmërinë e njerëzve, ne ende nuk jemi të aftë t’u dhurojmë atyre mbështetje adekuate dhe trajtim të duhur.
Anë e mbanë botës njerëzit ende presin në lista me muaj të tërë për t’u trajtuar, ndërsa ankesat e tyre shpeshherë injorohen apo nuk merren seriozisht, transmeton Telegrafi.
Por, tani ekziston edhe një arsye tjetër se përse duhet të fillojmë t’i marrim sëmundjet mendore me seriozitet dhe t’u dhurojmë mbështetjen që e meritojnë atyre që vuajnë nga depresioni: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni tani është shkaktari kryesor i paaftësive anë e mbanë botës.
Rastet e depresionit janë rritur për thuajse 20 për qind brenda një dekade, ku 322 milionë njerëz janë diagnostikuar me këtë sëmundje deri në vitin 2015.
Margaret Chan, nga organizata në fjalë, i quan këto shifra alarmante dhe bën thirrje që shtetet të ndërmarrin hapa për trajtimin e sëmundjeve mendore dhe ta trajtojnë këtë problem me urgjencën që e meriton.
Ajo tregon se në shumicën e shteteve të zhvilluara, pothuajse gjysma e njerëzve që vuajnë nga depresioni nuk diagnostikohen me këtë sëmundje dhe aq më pak nuk marrin trajtim. Ndërsa, në shtetet më pak të zhvilluara, kjo shifër e numrit të pa diagnostikuar me depresion arrin deri në 90 për qind.
Kjo është e papranueshme!
Investimi në trajtim më të mirë të depresionit do ta zvogëlonte numrin e vetëvrasjeve që ndodhin brenda një viti, duke shpëtuar qindra mijëra jetë dhe duke i bindur njerëzit se është në rregull të kërkojnë ndihmë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për çdo 1$ që investohet në trajtimin e depresionit dhe shqetësimit, shtetet do t’i marrin 4$ nga ajo shifër falë shëndetit të përmirësuar dhe produktivitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës