Shtet (klan) ndërtimi
Klanet e kanë mbajtur shoqërinë kosovare gjallë. Ato kanë shërbyer si penda karshi regjimit të Serbisë. Janë shfrytëzuar si municion për organizimin e indit shoqëror shqiptar gjatë viteve e ‘90-ta. Si mjet solidariteti, ato e kanë përfunduar misionin e tyre.
Pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të institucioneve të pavarura dhe sovrane, shtetndërtimi i Kosovës rrezikohet nga klanndërtimi. Duke u bazuar në këtë definicion, ne ndërtojmë tezën se shtetndërtimi në Kosovë është ndërtimi i institucioneve shtetërore nga bashkësia ndërkombëtare përmes balancimit, akomodimit dhe sistemimit të pushtetit të klaneve në Kosovë.
Problemi më i madh në ndërtimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës janë klanet. Politika në Kosovë është e organizuar përmes formacioneve klanore, kurse autoritet politik shtetëror nuk ushtrohet në tërë territorin e vendit. Autoritet kanë klanet në territorin e tyre.
Si pasojë e klanizimit të shoqërisë kosovare, pushteti politik oshilon prej një klani në klanin tjetër. Në Kosovë janë tri klane të fuqishme. Kur një klan politik mban pushtet, mundësia që ky klan të zgjatë autoritetin në territorin e klanit tjetër është e vogël. Kur qeveritë ndërrohen, kur zgjedhjet zhvillohen dhe kur koalicionet kalkulohen, matematika bëhet politikë ditore. Imtësohet hesapi dhe ndahet pushteti përpjestimisht me fuqinë e klaneve respektive.
Partitë politike janë përfaqësim i klaneve në institucionet e Kosovës. Kur përfaqësuesit e klaneve futen në institucione, ato sillen pikërisht si përfaqësues të klaneve, mirëpo nëse rastësisht mbesin jashtë institucioneve, ato sillen si parti politike. Pra, partitë jashtinstitucionale janë klane të papërfaqësuara. Kurse, partitë institucionale janë klane në përfaqësim. Të dy këto lloj parti-klane emblematizohen përmes totemeve. Këto toteme nuk janë, sikur te Durkhemi, njerëz apo kafshë të vdekura me aftësi të mbinatyrshme, por njerëz që kanë sakrifikuar vetën dhe familjet e tyre në procesin e çlirim-krijimit. Këta njerëz-heronj-vdekatarë, mbi të cilët partitë politike sendërtohen politikisht, nuk mund të zgjohen për të refuzuar totemizimin e tyre. Për të refuzuar manipulimet e zgjedhjeve, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe biznesor, dhe inferioritetin qytetar.
Kjo kulturë politike që i mban gjallë këto parti politike është parokiale. Kufijtë e mëhallës së secilës parti politike janë të qartë dhe votat shpërndahen sipas distrikteve të mëhallëve. Kjo kulturë lejon shitblerjen e votës. Forma më simptomatike e shitblerjes së votës manifestohet përmes korrupsionit, nepotizimit dhe klanizimit të administratës publike. Ministrat e Gjakovës, Pejës, Suharekës, Gjilanit, Mitrovicës “bëjnë ndërrimin e gjakut të vjetër” në ministritë ku drejtojnë dhe “okupojnë” administratën e ministrisë së tyre me “gjak të ri” të vendit të origjinës. Rrjedhimisht, origjina luan rol përcaktues në përzgjedhjen e stafit të ri. Forma të tjera të shitblerjes së votave janë më subtile: shitësit e votave nga blerësit e votave kompensohen qoftë si anëtar bordi i ndonjë ndërmarrje publike, dekan, drejtor i ndonjë radio ose televizioni e kështu me radhë.
Ky mentalitetit klanqeverisësh dhe kjo akulturë politike bazohet në tri elemente: a) në besimin se të tjerët i kryejnë punët tona dhe se pavarësisht se deri në çfarë mase mund ta lakojmë spiralen e idiotësisë qeverisëse, bashkësia ndërkombëtare është këtu për ta “drejtuar” idiotësinë tonë; b) në qëndrimin se shteti është “Tjetri” i jonë, pra “drzhava”; dhe c) në glorifikimin e provincionalizimit.
Shteti që po ndërtojmë ne nuk i përngjan shtetit perëndimor. Modelin e tanishëm të shtetndërtimit duhet ta alternojmë dhe t’i vëmë përballë shtetin perëndimor si komunitet i organizuar që ka monopol për të ushtruar dhunë legjitime (Weberi), si një “organizatë e vetme legjitime me pushtet detyrues dhe vendimmarrës” (Darden), si “rregullim i centralizuar, institucionalizuar, territorializuar, i shumë aspekteve të jetës shoqërore’” dhe si kapacitet/aftësi për të komanduar lojalitet (Holsti).
Pa kohezion të brendshëm politik, sovranitet juridik, rregullim të centralizuar institucional dhe lojalitet apersonal ndaj institucionit, shteti i Kosovës nuk mund të krijohet si shtet perëndimor, modern dhe i aftë për të udhëhequr përtej mëhallëve të Drenicës, Llapit e Dukagjinit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker