LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Nënë Terezës ngjall diskutime

Shtëpia e Nënë Terezës ngjall diskutime

Në Shkup është përuruar një objekt që konsiderohet si "Shtëpia e Nënë Terezës". Objekti që është në qendër të qytetit u financua nga qeveria, por ai ka ngjallur diskutime.

Intelektualë shqiptarë kanë ngritur shqetësime se në këtë objekt që do të jetë dhe muze, fshihet origjina e saj shqiptare dhe se ajo nuk ndërtohet në vendin autentik, ku ka lindur dhe jetuar Nënë Tereza, në të cilin vend qeveria ka vendosur të ndërtojë një kishë ortodokse.

Artan Grubi i lëvizjes qytetare "Zgjohu" thotë se do të bëhet përsëri thirrje që mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, të mos lejohet të ndërtohet kishë ortodokse:

"Ne protestojmë kundër falsifikimit të historisë dhe përurimit të një ndërtese që ka për qëllim zëvendësimin e vendit të shtëpisë së Nënës Terezë, me çka i lihet hapësirë ndërtimit të një kishe ortodokse, mbi themelet e shtëpisë së familjes Bojaxhiu. Ne do të reagojmë që të shënohet se ka shqiptarë që protestojnë kundër falsifikimit të historisë dhe të cilët e mbrojnë trashëgiminë tonë kulturore dhe intelektuale", thotë Grubi.


Intelektualë shqiptarë kanë ngritur shqetësime se në shtëpinë e Nënë Terezës, e cila do të ketë edhe funksion muzeal, fshihet origjina e saj shqiptare. Alush Kamberi, njohës i veprës së Nënë Terezes ka thënë: "Në Maqedoni me vite keqpërdoret fama dhe personaliteti i Nënë Terezës. Pala maqedonase mundohet që ta përvetësojë, në mënyrë të paturpshme, me forma të ndryshme. Në media dhe me filma jepen informacione të rrejshme se ajo ka prejardhje maqedonase".

Në Maqedoni ka pasur vazhdimisht debate për origjinë e Nënë Terezës. Publikisht ajo gjithmonë quhet "Shkupjania Nënë Terezë", ndërkohë autorë të ndryshëm maqedonas ne filma dhe libra, përpiqen që ta prezantojnë Nënë Terezën, me origjinë jo shqiptare.

Ajo ka lindur në Shkup, në një familje shqiptare katolike, fakt që pranohet nga autorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. /bbc/

Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori