LAJMI I FUNDIT:

Shtatë shtëpi në Gjilan ende në karantinë, Haziri kërkon suspendimin e masave për kufizimit të qarkullimit

Shtatë shtëpi në Gjilan ende në karantinë, Haziri kërkon suspendimin e masave për kufizimit të qarkullimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë, apo 32 qytetarë aktiv me COVID-19.

Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin e negazitivimit përmes testit.

“Kërkoj që të mos lejojnë thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së inseksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri, thuhet në njoftimin për media.


Ai u ka uruar shërim të gjithë të prekurve.

“Ata nuk mund të jenë të stigmatizuar dhe nuk duhet të frikësohen as familja, lagja apo fshati sepse është e menaxhueshme në kuptimin shëndetësorë”, tha ai.

Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativ me COVID-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitjeve për rifillimin e Superligës së Kosovës.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativ, por do t’i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojtarët e FC Drita. Lojtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”, ka njoftuar Haziri.

Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori