LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 322 masa në Shkup, 96 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 322 masa në Shkup, 96 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 322 masa, prej të cilave 96 për tejkalim të shpejtësisë.

“Në territorin e Shkupi janë shqiptuar gjithsej 322 masa, 96 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të automjeteve pa patentë shoferi, 29 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, ndërsa 28 të tjera motoçiklistëve.

Janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për ngasje të automjeteve në gjendje të dehur dhe 5 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/