LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 151 masa në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 151 masa në Shkup, 39 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut.

“Janë shqiptuar 39 masa për tejkalim të shpejtësisë, 32 për ngasje të automjeteve në gjendje të dehur, 20 për ngasje të automjeteve pa patentë shoferi.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 8 për kalim në semaforë të kuq dhe 8 të tjera për makina të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/