LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 135 masa në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 135 masa në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.12.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 masa, nga të cilat 22 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për mosdhënie të përparësisë për këmbësorë.

Janë vendosur 11 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/