LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 123 masa në Shkup, 9 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 123 masa në Shkup, 9 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 123 shkelje të rregullave të trafikut.

“Janë shqiptuar 9 masa për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 2 gjoba për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 4 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për automjete të paregjistruara, 8 për kalim në semaforë të kuqë, 5 për tejkalim të parregullt…”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/