LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 116 masa në Shkup

Shqiptohen 116 masa në Shkup

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 116 shkelje të rregullave të trafikut vetëm në Shkup.

“Janë shqiptuar 5 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 5 për automjete të paregjistruara.

Nga MPB njoftojnë edhe për 5 gjoba për kalim në semaforë të kuq, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes…”, njoftojnë nga MPB.