LAJMI I FUNDIT:

Shqiptaro-amerikanët: Bideni do të punojë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë, dhe integrimin euroatlantik të Kosovës

Shqiptaro-amerikanët: Bideni do të punojë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë, dhe integrimin euroatlantik të Kosovës

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në krye me Joseph  DioGuardi, është shprehur e kënaqur që kandidati demokrat Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale, për t’u bërë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikatë për media, lobi shqiptar në Amerikë beson se presidenti i ri i SHBA-së do të punojë për të zgjidhur problemet shqiptaro-serbe.

LQSHA-ja, që kishte punuar me Bidenin në fushatë, ka thënë se pret që ky president të sjellë integrimin euroatlantik të Kosovës.


“Puna jonë me Joe Biden është rezultat i faktit që ai u gjend pranë popullit shqiptar kudo dhe kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai luajti një rol të dukshëm dhe impresiv në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ne jemi konfidentë që ai, si President, do të rindërtojë marrëdhëniet e afërta të SHBA-ve me BE-në dhe NATO-në, dhe do të sjellë integrimin euroatlantik të Kosovës. Së fundi, ne jemi konfidentë se Presidenti Joe Biden do të punojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb”, thuhet në komunikatë.

Ky lob ka thënë se shqiptaro-amerikanët luajtën rol kryesor në tri shtete zgjedhore, ato më të rëndësishmet, që edhe i sollën triumfin e madh Bidenit.

“Në tri shtete fushëbeteje zgjedhore—Miçigan, Pensilvani, dhe Uiskonsin—shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Joe Biden. Nga koha kur Biden i hyri garës për president në Prill 2019, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane luajti një rol të veçantë në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, për të sjellë pavarësinë e Kosovës, dhe për të përkrahur lirinë për të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore”, ka thënë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

LQSHA-ja kishte lansuar një platformë përkrahëse për Bidenin në pranverën e vitit 2019. Madje kryetari i saj, Joe DioGuardi iu bashkua grupit të ish-Kongresistëve republikanë në përkrahje të Bidenit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, ne ua kemi rikujtuar shqiptaro-amerikanëve që Liga Qytetare ka punuar ngushtë me Joe Biden për të ndaluar luftën e Millosheviqit në Bosnjë e Kroaci më 1991, si dhe për t’iu përgjigjur ofensivës serbe të verës 1998 kundër Kosovës duke siguruar përkrahje ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë nga SHBA/NATO më 1999. Liga Qytetare vazhdoi të përkrahë Joe Biden në pozitën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obamas në vitin 2006”, ka vazhduar më tej LQSHA-ja.

Shqiptaro-amerikanët kanë thënë se raportet e tyre me Bidenin s’kanë të bëjnë me përkatësinë partiake.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori