Kreatorja e modës Aida Saraçini nga Shkupi do të jetë shqiptarja e parë që do marrë pjesë me koleksionin e saj në “Amsterdam Fashion Week” që do të mbahet prej 22-26 korrik në Amsterdam.
Pse ëndërrojmë? A ëndërrojmë për të fjetur apo flemë për të ëndërruar? A janë ëndrrat udhëzime nga bota shpirtërore, apo janë ato vetëm një përzierje nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, kur truri akumulohet përderisa ne pushojmë? Janë vetëm disa nga pyetjet e shumta, të cilat kreatorja Aida Saraçini është munduar t’iu përgjigjet gjatë hulumtimit për projektin e saj të ri, me të cilin edhe diplomoi në departamentin e modës në Akademinë “Gerrit Rietveld”, në Amsterdam të Holandës.
Shkupjania 23 vjeçare e zgjodhi si temë “Ëndrrat dhe ankthi”, pas një përjetimi personal. Në koleksionin e saj të ri, ajo zgjedh veshje gjenerike, si pallto që lidhen, triko, pantallona, fustane dhe i transformon ato në veshje që përsëri mund ti njohim si pjesë veshjesh, mirëpo janë krejtësisht ndryshe dhe rëndë mund të identifikohen si pjesë gjenerike.
Duke e përdorur mënyrën delikate të punës me material, teknika e saj shndërrohet në punim të veçantë, për të krijuar këtu një atmosferë të caktuar, e cila në këtë rast është si një ëndërr. Ajo po ashtu i lë shumicën e veshjeve të duken si të papërfunduara, pasi beson se ëndrra nuk përfundon kurrë, por gjithmonë ndërpritet nga zilja, telefoni, zëri i partnerit…..
Koleksioni i saj dhe kolekcionet e gjashte kolegeve të saja: Chi Chi Lam, Linda Larssen, Denise Esser, Erna Einarsdóttir, Daphne van den Heuvel dhe Laura Kunji Baerald u prezantuan me 19 qershor në objektin Beaurs van Berlage në Amsterdam që njihet edhe si ndërtesa më e njohur kur është fjala tek evenimentet më të rëndësishme në lëmin e modës në Amsterdam.
“Një natë përjetova një ankth. U shfaq xhaxhai im, të cilin nuk e kisha parë për më shumë së një vit. Telefonova në shtëpi për të pyetur, nëse ai është mirë me shëndet. Fatkeqësisht e kuptova se ishte në koma. Një ditë pasi u ktheva për ta parë në spital, ai vdiq. Kjo kishte një ndikim aq të madh saqë fillova ti kushtojë më shumë kujdes ëndrrave dhe fillova të interesohem se si njerëzit e tjerë i përjetojnë ato. Ne e lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë”, përkujton Saraçini.
Arsye, thotë Aida, pse disa njerëz nuk janë të interesuar për të ditur më shumë në lidhje me ëndrrat, është ngase shumica e njerëzve kanë frikë nga e panjohura. Kanë frikë nga misteret e imazheve, të cilat na paraqiten natën. Ata kanë frikë nga gjërat të cilat nuk mund t’i kuptojnë.
“Ne të gjithë ëndërrojmë çdo natë, por ëndrrat të cilat na japin një ankth dhe ndjenjë të tendosur janë ato të cilat ne i mbajmë në mend”, thotë ajo.
Aida e bazoi koleksionin e diplomës me temën “Ëndrrat dhe ankthet”, pasi janë ato të cilat lënë gjurmë në jetën e njerëzve. Ajo beson se ëndrrat janë aq të rëndësishme sa që mbajnë në gjendje normale. “Ne e lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë”, shpjegon ajo.
Pas sfilatës së modës, Aida Saracini dhe kolegeja e saj Erna Einarsdóttir u zgjodhën për të prezantuar kolekcionet e tyre edhe ne javën e modes së Amsterdamit më 23 korrik 2009, që njëherit ështe edhe evenimenti më i rëndesisshëm në lëminë e modës në Holandë. Është sfilatë e quajtur “Lichting 2009” ku prezantohen 14 studentët më të mirë të modës të vitit 2009 në Holandë dhe janë në garë për cmimin e parë që është 10.000 euro dhe pjesëmarrje në javën e modës në New York.
Ndryshe, pas sfilatës së modës, Aida, e ftuar nga Akademia”Gerrit Rietveld” prezantoi punimet e saja edhe në një ekspozitë akademike që zgjati prej një gjer më pesë korrik, në të cilën nga ana e komisionit të përbërë nga artistë të rëndësishëm në skenën e artit në Holandë, u nominua mes katër studentëve më të talentuar të akademisë “Gerrit Rietveld” për vitin 2009.
D.K
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para