LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që pret të bëhet miliarder

Shqiptari që pret të bëhet miliarder

Një argjendar shqiptar në Zagreb mund të bëhet miliarder në euro, nëse arrin të fitojë gjyqin me shtetin Kroat dhe Bankën e Zagrebit.

Historia e Pashk Kaçinarit, i lindur në Prishtinë dhe banues në Zagreb, ka ngjallur kureshtjen e opinionit në Kroaci për shkak të gjyqit të pazakontë për kthimin e aksioneve të një banke të blerë në vitin 1990, me shumë se 100 mijë marka, por që sot shkojnë në disa miliarda euro.

“Ata më kanë borxh 104 milion euro. Por procesi është zvarritur në gjykatë”, shprehet Kaçinari, i cili ka marrë edhe kërcënime për jetën.

Njëherë atij i kanë prerë edhe frenat e makinës.


Por tani që Kroacia ndodhet pranë anëtarësimit në BE, ai shprehet optimist. “Do të kërkoj ndihmën e një shoqate evropiane derisa çështja të sqarohet”, thotë Kaçinari.