Aktori, skenarsiti dhe producenti i filmit “Mashtruesi”, që mori çmim në TIFF, flet për mungesën e një strategjie gjithëkombëtare për të prodhuar një film të madh shqiptar; buxheti i madh dhe bashkimi i qendrave filmike të Kosovës dhe Shqipërisë - janë pikat dy pikat e dobëta për të cilat tërheq vëmendjen aktori, në rastin e festivalit ndërkombëtar të dokumentarit që pritet të hapet në Prizren më 3 gusht.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Mashtruesit” me skenar të Selatin Ademit, Agim Apollonit dhe në regji të Dalmat Dobrës, do të marrë pjesë edhe në festivalin “DokuFest”, që fillon në datën 3 gusht në Kosovë, konkretisht në Prizren, e që zgjatë plot gjashtë ditë.
Para një viti, filmi është shpërblyer në Festivalin e Filmave në Tiranë dhe ka fituar çmimin special. Pjesëmarrja në festival për Ademin është tejet e rëndësishme, ngase aty ndodhet kontakti me regjisorë, skenaristë, aktorë dhe producentë të ndryshëm, dhe se ata kanë mundësi të ballafaqohen me njëri-tjetrin.
Prej 184 filma dokumentarë, të shkurtër dhe animacione, të gjitha këto pothuajse zbarkojnë prej 36 shtete të botës. Prej tyre 133 do të shfaqen në programin e përgjithshëm të festivalit, kurse 51 në programin për fëmijë e të rinj – “DokuKids”.
Filmi “Mashtruesit” para disa muajsh është shfaqur edhe në Prishtinë dhe u prit mirë nga publiku. Filmi trajton një temë reale në Kosovë, që pak skenaristë, pothuajse hiç, nuk e kanë prekur, pavarësisht se ekziston dukshëm në mesin tonë. Dy gangsterë kërkojnë nga fëmijët që ata ta shtrijnë dorën nëpër rrugët e Prishtinës, që këtyre t’ju sigurojnë shuma të majme parash. Ata i mashtrojnë fëmijët, që kinse do t’i dërgojnë në Itali për një jetë më të mirë.
I frymëzuar nga një realitet i përditshëm, i cili prek një shtresë të madhe në Kosovë, skenaristi, aktori dhe producenti i filmit, Ademi, filmin pritet ta zgjasë edhe për disa minuta. Aty do futen disa skena të reja, aktorë të rinj dhe vendet e xhirimit do të bëhen në pjesë të ndryshme të Kosovës, normalisht duke u përshtatur me strukturën e skenarit dhe në konceptin e regjisorit. Ademi shpreson që filmin do ta sponsorizojnë disa firma private dhe ndonjë organizatë për drejtat e fëmijëve.
"Qëllimi i filmit është tema e tij sociale, moskujdesi i prindërve ndaj fëmijëve, i shtetit dhe mungesa e aktiviteteve të fëmijëve, mungesa e shkollimit dhe kjo mungesë është si pasojë e kushteve të vështira ekonomike nëpër të cilat po kalon i tërë populli i Kosovës", – tha Ademi.
“Nga kjo na del se mesazhi i filmit është të çojë zërin për të hequr mjegullën prej syve të pushtetarëve, ose ajo mjegull është edhe e qëllimshme dhe shtiren kinse se nuk kanë parë gjë, andaj Ademi përpiqet të nxjerrë në pah një realitet të mjerueshëm dhe përmes filmit të tij, të ndryshojë pozitivisht mbi problemin e përmendur. Por, kjo temë për fat të keq nuk prek vetëm shtetin e Kosovës, si një ombrellë qëndron edhe në tërë Evropën dhe keqpërdorimi ndaj botës engjëllore të fëmijëve dita ditës është në rritje e sipër, dhe pjesa më e prekur nga ky fenomen është Ballkani. "Përpiqem të futem në esencë të problemit, ta bëjë sa më global, ngase në realitet është ashtu, por normalisht me gjuhën time artistike dhe me estetikë, unë do e arrij qëllimin", pohon Ademi.
Për filmat shqiptarë në përgjithësi, duke u bazuar në temat, në skenografitë, regjitë, në kuadrot, Ademi shpreh mendim pozitiv duke thënë se: "Na mungon bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dhe këto dy qendra duhet të propozojnë një film më buxhet të madh, dhe filmi të jetë nëpër Festivalet e mëdha botërore, nën logon shqiptare".
Ndërkaq, për filmat e shkurtër ai thotë se janë në nivel të mirë, regjisorët kanë një koncept bashkëkohor dhe futen në rangun e regjisorëve të huaj. Mirëpo, Ademi kritikon teknikën me të cilën realizohet këta shumësi filmash si zërin apo ndriçimin, andaj sipas tij, do ishte mirë, që këta regjisorë të shkollohen jashtë për këto dy drejtime që janë komponentë të rëndësishëm për filmin. Por Ademi nuk nguron ta mbyllë këtë bisedë mbi filmin e trevave shqiptare me tërheqjen e vëmendjes se duhet të ketë një bashkëpunim më të mirëfilltë me skenaristët, për të ndërtuar pjesët e filmit në mënyrë më bindëse, për të lehtësuar vijën dramatike për të mos devijuar nga shtrirja artistike.
Sipas aktorit, ka mjaft skenaristë, madje është një kontingjent të talentuarish të cilët duhen angazhuar më shumë nga regjisorët.
Ilir Muharremi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para