LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët prijnë, në vitin 2017 mbi 51 mijë lejeqëndrimi në Evropë

Shqiptarët prijnë, në vitin 2017 mbi 51 mijë lejeqëndrimi në Evropë

Të dhënat e publikuara nga Instituti Europian i Statistikave flasin se qytetarët shqiptarë janë përfituesit më të mëdhenj nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për vitin 2017 të leje-qëndrimeve në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas EUROSTAT, gjatë vitit 2017 numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian është 51 mijë e 685 vetë. Numrin më të madh të leje-qëndrimeve për shqiptarët e kanë dy vendet fqinje, Italia me 19.100 dhe Greqia me 16.468 dhe më pas Gjermania 6100 dhe Franca 1180.

Numri i leje-qëndrimeve të lëshuara në 2017 shënon një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016, ku ishin shënuar rreth 59.000 leje-qëndrime, raporton Voa.


Të dhënat e EUROSTAT flasin se pjesa më e madhe e leje-qëndrimeve për shqiptarët, rreth 29 mijë, u dhanë për arsye familjare, rreth 2.000 për arsye shkollimi dhe 5.000 për arsye pune.

Ndërkohë, në vend të tretë nga vendet e rajonit për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian renditet Kosova. Gjatë vitit 2017-s nga vendet e Bashkimit Europian janë dhënë 26 mijë leje të reja qëndrimi për shtetasit nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilave për arsye familjare.

Viteve të fundit tendencat e emigrimit të qytetarëve shqiptarë vijojnë të mbeten të larta.

Sipas EUROSTAT, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë (gati 19,5% e popullsisë së vendit) janë pajisur me leje-qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit. Numri më i madh i leje-qëndrimeve të lëshuara për shqiptaret u shënua në vitin 2008, me rreth 99 mijë leje-qëndrime dhe numri më i vogël në vitin 2013, me rreth 31 mijë.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori