Largimet e para të shqiptarëve drejt Sirisë e Irakut u shënuan që në 2012, e me pas kulmi i tyre arriti dy vite më vonë ku u numëruan përafërsisht mbi 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak si luftëtarë të huaj.
E në fund të 2015 ikjet thuajse u zëruan, pas ndryshimeve në kodin penal që pjesëmarrjen dhe rekrutimin për konflikte të armatosura në vende të huaja e konsideron vepër penale. Si pasojë e luftës, referuar të dhënave të raportit të Komisionit Evropian 26 luftëtarë shqiptarë janë vrarë, rreth 45 janë kthyer ndërsa 73 persona të tjerë gjenden ende në zonat e luftës, nga ku 18 luftëtarë e 55 gra dhe fëmijë.
Tre fshatrat e Pogradecit, Zagorçan, Rremenj dhe Leshnicë që kishin numrin më të madh të të larguarve, duket se kanë formuar trekëndëshin misterioz me zhdukjen papritur të banorëve të zonës drejt luftës. Ikjet e banorëve janë shënuar edhe në Përrenjas, Librazhd, Elbasan. Por historitë e kthimit në luftëtarë të huaj, besnik të ISIS gjen edhe brenda në kryeqytet.
“Në këtë xhami janë falur. Po nuk janë bërë thirrje për të shkuar në Siri këtu, çdo kush ka shkuar vetë, por nuk është mirë, nuk lejohet”, tha Nefail Lilo, praktikant mysliman.
“Për mendimin tim kanë qenë djemtë më të mirë, të shkolluar. Jo se nuk kishin arsim e i gënjyen, por gjithsesi ishin çuna shumë të sinqertë. Dikush mund të thotë që ata ikën se e ndjenë, normal që ata besimin fetar e kishin, por them se ata u mashtruan. Duke qenë në pozicionin e kryeplakut të fshatit dhe jam e me fat që jam pranë xhamisë këtu, vura re se kohët e fundit para se të largoheshin ata frekuentohej nga shumë besimtarë të panjohur. Nëse ka ardhur një frymë këtu, ka ardhur nga jashtë”, tha Vladimir Lipo, kryeplaku i Leshnicës.
“Nuk kemi një pasqyrë të qartë, e lëre më pastaj të saktë, të tendencave të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, duke e quajtur ekstremizëm të dhunshëm thjesht këtë grup të dalë nga gjiri mysliman shqiptarë, të cilët shkuan si luftëtarë të huaj në Siri. Edhe i quajtën pikë kulminante, faktikisht nuk është se kemi manifestime të dhunës, pra terrorizëm, nga këta persona brenda Republikës së Shqipërisë. Po ta marrim përqindjen e të shkuarve në këto zona luftimi mbi bazën e popullsisë myslimane, në Shqipëri rezulton diku te 0.8 për qind. Pra, në çdo 100 mysliman shqiptarë më pak se 1 person ka shkuar në këto vende. Diçka më e lartë është përqindja në Kosovë, diku në këto vlera është edhe ajo maqedonase. Ndërkohë përqindja e të shkuarve nga Republika e Shqipërisë është më e ulët se përqindja e shtetasve britanikë, diku 1.2 për qind; Gjermania pak më të lartë se 1.2 për qind, Franca e ka mbi 2 për qind. Ndërsa Belgjika mbi 3 për qind. Dhe unë do kisha veçuar këtu një fenomen, neve në Shqipëri e në përgjithësi në atë që quhet Ballkani Perëndimor kemi popullsi autoktone myslimane disa shekullore”, tha Ergys Muzhaqi, ekspert i sigurisë.
“Ata mund të jenë agjentë ndryshimi, ata që mund të japin mesazhe në komunitet. Ka shumë nevojë të kuptohet se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, mbi shkaqet reale të largimit, që nuk janë ekonomike, do me thënë për një pjesë të vogël, por janë ideologjike dhe doktrinore. Janë shkaqe që kanë të bëjnë me komunitete ku ata kanë jetuar, me dinamikat e grupeve që ata janë bërë pjesë. Largime si shkak i një bindjeje të thellë ideologjike fetare, nëpërmjet keqpërdorimit të fesë. Ne kemi njerëz që kanë shitur shtëpitë e tyre, kanë marr gratë dhe fëmijët se kanë besuar se do të përballeshin me një botë të re”, tha Endri Hida, pedagog.
“Nëse do të shohim hartën e të ikurve do të shikonim që ka ndodhur në zonën kur kapacitetet kanë qenë jo fort të mira. Unë kam pasur mundësi të takoj imamë nga zonë e Librazhdit , Pogradecit e zona të tjera e kam vënë re se mosha mesatare e imamëve për shembull në Myftininë e Librazhdit, ishte 60 vjeç. A munden vallë ata t’i flasin një rinie që njeh teknologjinë, e që ka sfida nga më të ndryshmet?!”, tha Gjergj Vurmo, studiues i radikalizmit fetar. /TCH/
Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës