‘Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë të drejta’

Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë të drejta. Kështu mes tjerash tha profesori universitar Temellko Ristevski gjatë debatit në emisionin “Arena” në TV Shenja. Ristevski theksoi se platforma e partive politike shqiptare mund të implementohet në suaza të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe kësisoj, platforma fare nuk paraqet rrezik për Maqedoninë.
“Me platformën e partive politike shqiptare, absolutisht nuk kanoset unitariteti i Republikës së Maqedonisë, për shkak se kjo platformë mund të realizohet në suaza të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Për shembull çështja e gjuhës. Nëse shohim nenin e 7-të të Kushtetutës, në këtë nen janë të parapara të gjitha mundësitë që kërkohen në platformë dhe nuk ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta”, tha profesori universitar, Temellko Ristevski.
Ndërkohë, ish deputeti Muhamed Halili, tha se vendimi i Ivanovit është vetëm një vazhdimësi e politikës 26 vjeçare të VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se Ivanovi nuk është i autorizuar fare për të ndërhyrë në platformat e partive politike.
“Personi Ivanov nuk e respekton Kushtetutën dhe Ligjin, sepse neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë, se një ndër vlerat kryesore të rendit kushtetues të Maqedonisë është sistemi demokratik pluralist dhe zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta. Në bazë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, këtu nuk bëhet pazar a ka dëshirë ai ta japë mandatin apo s’ka dëshirë”, tha ish deputeti, Muhamed Halili.
Për ish deputetin Nazer Ziberi, vendimi i Ivanovit jo vetëm që është kundër-kushtetues, por i njëjti mund të ketë reperkusione të rënda për sigurinë e vendit. Sipas tij, qëllimi i këtij skenari është që të shpëtojë Gruevskin dhe strukturën afërt tij nga përballja me drejtësinë.
“Finalja e gjithë kësaj është krijimi i kushteve për mos t’u përballë me drejtësinë të një strukture e cila në bazë të vendimeve të Prokurorisë Speciale, dyshohet se është kryerëse e veprave të rënda penale. Pra, qëllimi është mos përballja me drejtësinë”, tha ish deputeti, Nazer Ziberi.
Të pranishmit në debat, nuk shohin rrugëdalje tjetër nga situata e krijuar, përpos që Ivanov të tërheqë vendimit e tij dhe ta respektojë Kushtetutën e vendit, duke ia dhënë mandatin Zoran Zaevit i cili ka shumicën parlamentare./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës