LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR-it në Kosovë, Peleshi: Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO

Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR-it në Kosovë, Peleshi: Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO

Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi sot përmes rrjeteve sociale vijimi i misionit, çka u konfirmua përmes një ceremonie të zhvilluar enkas, ku palët shkëmbyen dhe flamujt respektivë.

“Kontingjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR”,- bënë të ditur Peleshi.


“Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë!”, përfundon njoftimin e tij, Ministri Peleshi.

Ceremonia u zhvillua në “Camp Villaggio Italia”, seli e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it.

Sakaq, këtë javë Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-w), nga data 4 deri më 6 korrik 2023 do të zhvillojë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës. Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-W dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori