Situata e zjarreve në Shqipëri ka nisur të përmirësohet, teksa janë shuar këtë të shtunë 14 vatra.
Po monitorohet nga strukturat e Bashkisë Kurbin, vatra e zjarrit në fshatin Skuraj, ku pati riaktivizim, por aktualisht intensiteti është i dobët dhe nuk paraqet asnjë rrezik për zonat e banuara.
Është vënë nën kontroll dhe po punohet për izolimin e plotë të vatrës në Malin e Lopçit, Shkodër.
Puna po vijon në një tjetër vatër, atë në zonën pyjore Bode, mbi fshatin Lozhan, Bashkia Maliq. Në zonë po operojnë 26 efektivë nga FA dhe 50 forca nga strukturat vendore të bashkisë Maliq, të cilat e kanë vënë nën kontroll situatën dhe zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.
Nën kontroll është vënë edhe zjarri në fshatin Qarrishtë, Bashkia Librazhd, në një sipërfaqe pyjore në zonën e Parkut Kombëtar Shebenik.
Puna vijon dhe nuk paraqet rrezik për përhapje edhe zjarri në vendin e quajtur “Mali i Qukësit”, Bashkia Prrenjas.
Forcat janë angazhuar dhe kanë nën kontroll situatën në vatrën e zjarrit në Malin Lugë, fshati Kus, Bashkia Tiranë.
Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Mallakastër, ku zjarri vazhdon me intensitet të ulët.
Po punohet me 1 mjet zjarrfikës, 4 mjete të rënda tip Skrep dhe 2 mjete transporti vetëshkarkuese të tonazhit të rëndë.
Në fshatin Mazhar, njësia administrative Sevaster, Bashkia Selenicë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur në një terren të thepisur.
Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me barishte dhe kullotë në një lartësi të madhe. Për shkak të terrenit, operimi është i vështirë, por vatra nuk paraqet rrezik.
Me vëmendje po shihet situata e krijuar nga zjarri në fshatin Ninat, Bashkia Konispol, në sipërfaqe me kullotë. Era e fortë po favorizon flakët, por janë larg zonës së banuar.
Një tjetër vatër në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, fshati Turan, Bashkia Tepelenë është vënë në kontroll.
Gjatë ditës së sotme është evidentuar një vatër zjarri në fshatin Karoq, njësia administrative Livadhja, Bashkia Finiq, në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në vendngjarje po punon një grup shërbimi nga MZSH Finiq. Momentalisht nuk paraqet rrezik.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë aktivizuar 450 forca dhe 33 mjete. Në mbështetje të këtyre forcave janë të angazhuar 130 trupa nga Forcat e Armatosura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës