Panairi i Lajpcigut për vitin 2015 do të zhvillohet në datat 12-15 mars, me pjesëmarrjen e autorëve, përkthyesve, rrjeteve letrare, botuesve dhe shtypit kritik letrar. Ministria e Kulturës mbështet financiarisht Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që përfaqëson stendën e letrave shqipe në këtë panair dhe autorët e zgjedhur nga kjo shoqatë: Arian Leka dhe Gëzim Qendro.
Edhe këtë vit, panairi i librit do të jetë një festë për librat dhe njerëzit e librit. Prej shekujsh, Lajpcigu nuk mund të ndahet nga termi letërsi. Lexuesit do të zbulojnë letërsinë dhe letrarët në takime personale.
Këtë e mundëson festa më e madhe e leximit, panairi i librit në Lajpcig. Shtëpitë botuese kërkojnë sot në Lajpcig një skenë për autorët e tyre, ose përpiqen të fitojnë shkrimtarë të rinj.
Panairi i Lajpcigut, interesimi i partnerëve tanë evropianë për prezencën e autorëve shqiptarë, mbështetja nga Ministria e Kulturës në këtë pjesëmarrje janë shprehje e besimit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit dhe njëherësh pjesë e strategjisë kulturore të MK-së për krijimin e një hapësire ndërkulturore evropiane.
Poeti dhe eseisti Arian Leka do të marrë pjesë në debatin me temën : “Mbi damarët mesdhetarë dhe venat ballkanike”. Organizuar nga Traduki dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, në panel do të flitet për Durrësin, zbulimi i një qyteti shqiptar mesdhetar. Në programin zyrtar të Panairit shkruhet: “Shqipëria është ende vendi më misterioz i Evropës. Jo vetëm për shkak të izolimit të saj të gjatë dhe veçantive gjuhësore. Enver Hoxha dhe njëqind mijë bunkerë tashmë përbëjnë një terminologji të fiksuar për shumë njerëz. Por si duket Shqipëria përtej këtyre figurave të mirënjohura? Poeti dhe eseisti shqiptar, Arian Leka, i ka kushtuar një pjesë të madhe të veprës së tij artistike identitetit mesdhetar të Shqipërisë dhe qytetit të tij të lindjes, Durrësit. Uëe Rada, gazetar dhe autor, ka udhëtuar përgjatë bregdetit të Adriatikut në Itali, Kroaci, Mal të Zi, Bosnie dhe Hercegovinë dhe Shqipëri dhe ka shkruar një histori kulturore të Adriatikut dhe të Evropës (Adriatiku. Rizbulimi një vendi malli, 2014)”.
Autorët dhe botuesit shqiptarë do të jenë pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga Juglindja e Europës, nga Sllovenia në Bullgari, nga Rumania deri në Bosnje e Mal të Zi. Filmi, muzika, Nata Ballkanike janë pjesë e një programi të ngjeshur të rrjetit “Traduki”, partner zyrtar i Panairit të Lajpcigut, ku prej një viti i bashkëngjitet edhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Kritiku dhe studiuesi i artit, Gëzim Qendro do të marrë pjesë në “Natën Ballkanike” e cila krijon mundësinë e leximeve autoriale, debateve, bisedave e shkëmbimeve mes autorëve dhe shtëpive botuese.
Panairi i parë i pavarur i librit në Lajpcig pas ribashkimit të Gjermanisë mblodhi në prill 1991 vetëm 25.000 vizitorë. Në vitin 2012, panairi pati 163.500 vizitorë. Konceptet e vjetra të panairit kishin mbijetuar. Por si duhet të ishin të rejat? Në këtë situatë lindi “Lajpcigu lexon”. Nismëtar i këtij koncepti ishte Klubi Bertelsmann. Ideja e kësaj feste të librit ishte të bindeshin shtëpitë botuese për të përdorur në të ardhmen, bashkë me autorët e tyre, panairin dhe gjithë qytetin e Lajpcigut si skenë të madhe për letërsinë e re të pranverës. Me ndihmën organizative të qytetit të Lajpcigut, projekti arriti statusin e një panairi të librit në 1992: 80 autorë lexonin dhe diskutonin në rreth 160 hapësira të Lajpcigut. Kjo sipërmarrje arriti sukses: Qyteti i Lajpcigut dhe mysafirët e tij patën 46 për qind më shumë vizitorë.
Në vitin 1993, në katalogun e panairit u listuan 220 aktivitete. Ndryshe nga festivalet klasike të letërsisë, panairi “Lajpcigu lexon” është konceptuar edhe si përforcues i marketingut të shtëpive botuese.
Pjesëmarrja është e hapur për çdo ekspozues. Kjo e bën panairin “Lajpcigu lexon” shumë të larmishëm, si vetë bota e librave.
Netët e Lajpcigut bëjnë që kufiri midis jetës dhe leximit të mos ndihet. Autorë të rinj dhe shtëpi botuese ofrojnë në “Lajpcigu lexon”, formate origjinale aktivitetesh në të gjithë Lajpcigun.
Me 3.200 aktivitete dhe 3.000 bashkëpunëtorë në 410 vende, festa më e madhe e leximit në Evropë ofron sukses të garantuar.
Panairi i Librit në Lajpcig dëshmon me zë të lartë dhe në një formë të bukur artistike fjalën e shkruar, të thënë, të regjistruar dhe të vizatuar. /Kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqiptarët dhe forca shkatërrimtare ndaj objekteve të trashëgimisë!
Si arriti ta sundojë botën, njeriu modern?
Historia e Petro Bua Shpatës dhe prania e tij në tablotë e piktorëve të mëdhenj
Stratioti Mërkur Bua Shpata në penelin e Lorenzo Lottos
UJQËRIT ILIRË
Takimi në Kosovë, me Azem Shkrelin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United