Shqipëria çeli sot kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, ndërsa në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE që u mbajt në Bruksel, Kryeministri Edi Rama përsëriti ambicien për anëtarësimin e plotë të vendit brenda kësaj dekade.
Rama tha se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj, teksa tha se megjithatë nuk e nënvlerësohet parimi bazë i meritave për të anëtarësuar në BE që, për kreun e qeverisë, do të ndihmojë vendin tonë në kryerjen e “detyrave të shtëpisë”.
“Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nuk ka dyshim që një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret, ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë, anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë me Komisionin që na ka mbështetur gjatë të gjitha presidencave dhe është thelbësore për ne që duke mos harruar edhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim për ne është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, për hatrin tonë”, tha Rama.
Kryeministri shprehu edhe ambicien për ta bërë Shqipërinë “Evropën e Ballkanit Perëndimor”, teksa shtoi se çelja e grupkapitujve konfirmoi konkretisht se rajoni është në vëmendjen e BE.
“Ne duam të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe shpresoj që ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë-pozicionuar për ta bërë këtë dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo të së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe të rajonit që të progresojnë sa duhet. Them me bindje që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ky moment ka mbyllur diçka që ne kishim filluar ta dyshonim, por tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë, nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty”, deklaroi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri